Categories: sport

Reagime të para nga Portugalia pas largimit të Ronaldos, flasin Nuno Mendes dhe Gonçalo Ramos

Nuno Mendes dhe Gonçalo Ramos janë futbollistët e parë të Portugalisë që kanë reaguar publikisht pas largimit të Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Kombëtares në fillim të kësaj jave.

Të lidhura

None found

Ronaldo, 41 vjeç, kishte zgjedhur të vazhdonte paraqitjet me Portugalinë edhe pas Kupës së Botës. Ai ishte pjesë e formacionit titullar në fitoren 2-1 kundër Uellsit në Ligën e Kombeve muajin e kaluar, ndërsa në takimin ndaj Norvegjisë e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.

Të mërkurën, kapiteni portugez u largua drejt shtëpisë dhe tha se arsyen e vërtetë të këtij vendimi do ta tregonte “në kohën e duhur”.

Jorge Jesus, trajneri që e ka drejtuar Ronaldon edhe te Al Nassr, ka hedhur poshtë mundësinë e një konflikti mes tyre. Në këtë situatë, Mendes dhe Ramos janë të parët nga Kombëtarja që kanë dhënë deklarata publike.

Nuno Mendes tha se vendimi për rikthimin ose jo të Ronaldos nuk u përket lojtarëve, duke shtuar se ekipi do të mirëpresë çdo futbollist që dëshiron të luajë për Portugalinë.

“Cristiano është lojtar i Kombëtares, ndërsa ne duhet të përqendrohemi te detyrat tona dhe te mesazhet që trajneri dëshiron të na përcjellë”.

“Për çështjet e tjera nuk jemi ne ata që marrim vendime. Roli ynë është të mirëpresim çdo lojtar që i bashkohet ekipit”, deklaroi Mendes.

Edhe Gonçalo Ramos, sulmues i Milanit, mbajti një qëndrim të ngjashëm kur u pyet për këtë temë pas ndeshjes.

“Kjo situatë nuk ka pasur ndikim tek ne. Synimi ynë është të fitojmë çdo ndeshje dhe këtë bëmë”, u shpreh Ramos.

Më vonë, mbrojtësi Renato Veiga zbuloi se kishte marrë udhëzime që të mos komentonte largimin e Ronaldos.

“Kam një marrëdhënie shumë të afërt me Cristiano Ronaldon dhe ai e di se sa shumë e dua. Megjithatë, më është kërkuar të mos flas për këtë çështje, ndaj nuk mund të jap koment”, deklaroi Veiga./Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago