Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, është shpallur fajtor për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit në jug të Gran Canarias, dy javë përpara vendimit.
Futbollisti i Los Blancos u ndalua më 16 gusht gjatë një kontrolli rutinë në një zonë argëtimi në jug të Gran Canarias, teksa ishte në timonin e një Porsche, raportoi Atlantico Hoy.
None found
Testi tregoi se niveli i alkoolit në gjak ishte gati katërfish mbi kufirin e lejuar prej 0.25%, i përcaktuar në 0.90 mg/l alkool. Meqë niveli kaloi 0.60 mg/l, rasti u klasifikua si krim kundër sigurisë rrugore dhe jo thjesht si shkelje administrative.
Asencio e pranoi dënimin, i cili u dha më 19 gusht, vetëm tre ditë pas ndalimit, gjatë një gjyqi të shkurtuar në San Bartolome de Tirajana.
Gjykata e dënoi me një gjobë prej 14,400 eurosh, e llogaritur për katër muaj me pagesë 120 euro në ditë, si dhe me pezullimin e patentës së drejtimit për tetë muaj.
Procedura për kundërvajtjen rrugore u përmbyll përmes një procesi të përshpejtuar. Vendimi përfundimtar parashikon edhe gjobën, edhe heqjen e përkohshme të së drejtës për të drejtuar automjetin.
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të…
Papa Leo XIII ka deklaruar se nuk ka plane të menjëhershme për të ndryshuar doktrinën e Kishës Katolike në lidhje…
Ish-presidenti i Paraguait, Santiago Pena, pritet të transferohet në një burg ushtarak, ku do të qëndrojë në pritje të procesit…
Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Casteggio-s, në provincën e Pavias në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë moldave…
Një test i realizuar thuhet se ka zbuluar se montimi i gomave të dimrit në drejtim të kundërt nga ai…