sport

Rashford nuk merr pjesë në seancën stërvitore të Man United, argëtohet në një klub nate

Manchester United ka lajmëruar se Marcus Rashford nuk është stërvitur në mëngjesin e ditës së sotme (e premte) pasi është parë në një klub të natës në Belfast.

“Djajtë e Kuq” janë duke kryer përgatitjet për duelin ndaj Newport Countyt mbrëmjen e së dielës në kuadër të rrethit të katërt të FA Cup.

Në seancën e sotme stërvitore të klubit përveç Marcus Rashford pjesë e saj nuk ishte as mbrojtësi Jonny Evans për shkak të gjendjes me grip.

Sidoqoftë, videot të cilat kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale shfaqin Rashford së bashku me mikun e tij dhe ish-mbrojtësin e Unitedit, Roshaun Williams, i cili tashmë luan tek Larne në Irlandën Veriore, duke u argëtuar në një klub të natës.

Daily Mail megjithatë ka raportuar se United beson se ajo video ishte bërë mbrëmjen e së mërkurës, kur lojtarët e kishin pushim dhe nuk ka ndonjë problem.

Të besuarit e Erik Ten Hag tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Carabao Cup deri më tani këtë sezon dhe momentalisht gjenden në pozitën e tetë në Ligën Premier, duke e bërë FA Cup shansin e tyre të vetëm për të fituar trofe këtë sezon.

26-vjeçari në edicionin e sivjetëm është duke luajtur me shifra mjaft të dobëta në krahasim me vitet e kaluara, pasi që deri në këtë fazë të sezonit ai ka shënuar vetëm katër gola në Ligën Premier, ndërsa nuk kishte shënuar asnjëherë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

të fundit

Trafikuan 2.4 ton lëndë narkotike/ Apeli lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit të PS (EMRAT)

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se…

1 hour ago

Aksident në rrugën “Egnatia”, tre të lënduar

Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I.…

2 hours ago

KUJDES ME GRIPIN/ Simptomat zgjasin disa ditë dhe kërkojnë konsultë

Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe…

2 hours ago

Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…

3 hours ago

Noka: E frikshme, fëmija i arrestuar u lutet policëve ‘aman ju hëngsha m*tin, mos më rrihni’

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore…

3 hours ago

“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha paralajmëron vijim të tubimeve: Protestë jo për një parti, por për ndërgjegjen qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike…

3 hours ago