Categories: sport

Raporti mes Mbappes dhe Dembeles mbetet i tensionuar, “L’Equipe” sjell detaje të reja

Edhe pse Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele kanë mohuar publikisht se mes tyre ka probleme, tensioni i raportuar mes dy futbollistëve francezë duket se nuk është shuar plotësisht.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit francez L’Equipe, situata lidhet me zhvillimet rreth garës për Topin e Artë, ku të dy lojtarët u përfshinë në një rrethanë të pakëndshme.

Mbappe kishte deklaruar së fundmi se kishte komunikuar me Dembelen dhe se mes tyre “nuk ka tensione”, duke këmbëngulur se marrëdhënia e tyre nuk paraqet problem.

Dembele, nga ana tjetër, dha një përgjigje të ngjashme. Ai tha se nuk donte të përfshihej në komentimin e “luftërave të vogla në rrjetet sociale” dhe se vëmendjen e kishte të përqendruar te paraqitjet në fushë.

Megjithatë, L’Equipe shkruan se situata brenda përfaqësueses së Francës është më e ndërlikuar nga sa është paraqitur publikisht. Sipas këtij raportimi, para grumbullimit në Clairefontaine, Mbappe dhe Dembele nuk kishin zhvilluar një bisedë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

Dy futbollistët thuhet se kishin shkëmbyer një mesazh, por ai nuk kishte marrë përgjigje. Kjo, sipas mediumit, kishte ndikuar në raportin mes dy yjeve francezë.

Mbappe raportohet se ishte befasuar nga qëndrimi i Dembeles gjatë grumbullimit, pasi nuk e kishte menduar se bashkëlojtari i tij do të vazhdonte të ishte i pakënaqur për këtë çështje.

Gjatë grumbullimit, Mbappe u pa gjithashtu më i afërt me Michael Olisen.

Megjithëse deklaratat publike të të dyve lënë të kuptohet se gjithçka është në rregull, L’Equipe pretendon se marrëdhënia mes Mbappes dhe Dembeles ende nuk është rikthyer plotësisht në normalitet.

të fundit

Fuego rrëfen ndihmën financiare për Mozzikun: “Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! [...]Read More...

7 minutes ago

Fuego flet për jetën para famës: Vjen nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër

Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër [...]Read More...

8 minutes ago

Shtatë banorë të Big Brother VIP Kosova 5 shkojnë në nominim pas shkeljes së kartës së Arlindës

Karta e Arlindës bëhet "sebep", dërgon shtatë banorë në nominim [...]Read More...

8 minutes ago

Arlinda pas hapjes së kartës: Isha e bindur se tema e patriarkatit nuk do të tolerohej

Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit [...]Read More...

8 minutes ago

Araujo rrëfen pritjen e ngrohtë te Liverpooli pas largimit nga Barcelona

Ronald Araujo ka folur me superlativa për pritjen që ka marrë te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga…

8 minutes ago

Zelensky: Për ne Putini është vrasës, jo mik; Trump nuk po ushtron presion të mjaftueshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut amerikan Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë…

8 minutes ago