Categories: sport

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen: Rritet vlerësimi për FSHF-në, publiku shqiptar e sheh avancimin e futbollit si meritë të Federatës

Imazhi i Federatës Shqiptare të Futbollit në sytë e opinionit publik ka njohur përmirësim në vitet e fundit. Ky përfundim del nga raporti “UEFA Grow Market Research”, i hartuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë prestigjioze Nielsen, që analizon mënyrën se si publiku shqiptar e percepton futbollin dhe institucionet që e drejtojnë atë.

Sipas të dhënave të studimit, perceptimi neto pozitiv për FSHF-në ka kaluar nga 47% në vitin 2016 në 52% në vitin 2026. Po ashtu, raporti nënvizon se 47% e të anketuarve kanë një imazh të fortë pozitiv për Federatën, nivel që rezulton mbi mesataren europiane dhe më i lartë se ai i organizatave të tjera sportive në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Nga gjetjet e raportit rezulton se njohja e rolit të FSHF-së në administrimin, zhvillimin dhe promovimin e futbollit është ndjeshëm më e lartë se mesatarja europiane. Studimi thekson se besimi i qytetarëve se e kuptojnë rolin dhe aktivitetin e Federatës është 43% më i lartë se benchmark-u europian.

Raporti evidenton edhe një lidhje të drejtpërdrejtë mes njohjes së punës së Federatës dhe vlerësimit ndaj saj. Te qytetarët që thonë se janë të informuar mirë për aktivitetin e FSHF-së, 83% shprehen pozitivisht për institucionin.

Për sa i përket vlerave që publiku ia atribuon Federatës, shqiptarët e cilësojnë FSHF-në si një organizatë respektuese, progresive, të përgjegjshme dhe kompetente.

Këto vlerësime bëhen edhe më të theksuara tek ata që kanë më shumë informacion për aktivitetet dhe projektet e Federatës. Një nga përfundimet më domethënëse të raportit lidhet pikërisht me arsyet që ndikojnë në krijimin e një opinioni pozitiv për FSHF-në.

Pjesa më e madhe e të anketuarve e lidh këtë perceptim me përparimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit shqiptar, me zhvillimin e futbollit për fëmijë dhe të rinj, me investimet në infrastrukturë, si edhe me sukseset e Kombëtares shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Studimi nxjerr në pah gjithashtu shkallën e lartë të njohjes së nismave të Federatës. Plot 63% e shqiptarëve shprehen se njohin të paktën një projekt ose iniciativë të FSHF-së. “Projekti 100 Fushat” rezulton iniciativa më e njohur, ndërsa programi “Topi Yt” krijon ndikim të fortë emocional dhe perceptim pozitiv te publiku.

Sipas raportit, 68% e shqiptarëve e lidhin FSHF-në me Kombëtaren shqiptare, në rritje krahasuar me vitin 2016. Ky tregues pasqyron ndikimin që ekipet kombëtare kanë në identitetin dhe imazhin e futbollit shqiptar.

Një tjetër element i rëndësishëm i studimit është mbështetja e publikut për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit. Sipas anketimit, 85% e të pyeturve mendojnë se futbolli duhet të ketë më shumë mbështetje financiare, ndërsa 81% vlerësojnë se duhen politika dhe iniciativa shtesë për avancimin e tij.

Në përmbyllje, gjetjet e raportit konfirmojnë se investimet, projektet zhvilluese dhe rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit kanë ndikuar në forcimin e imazhit të Federatës Shqiptare të Futbollit, si edhe në rritjen e besimit të publikut ndaj rolit të saj në zhvillimin e futbollit në vend.

të fundit

Kosova synon të ndërtojë pesë diga strategjike, Pacolli bisedon me Turqinë për bashkëpunim

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë…

7 minutes ago

Dhunimi i 64-vjeçarit pas debatit për parkimin në Shkodër, Apeli vendos për tre të pandehurit

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e…

11 minutes ago

Abuzoi me Natasha Farah dhe sulmoi motrën e saj, “Mr Big” dënohet me 4 vite e 11 muaj burg

Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells,…

13 minutes ago

Qamili paralajmëron transport pa pagesë për studentët e Tetovës

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…

17 minutes ago

Klekovski: Rreth 20 mijë të vaksinuar kundër gripit, pritet blerja e 30 mijë dozave të tjera

26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…

17 minutes ago

Shqipëri–Finlandë, publikohen formacionet zyrtare; “Kuq e Zinjtë” kërkojnë vetëm fitoren

Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…

25 minutes ago