Raphinha beson me vendosmëri se Barcelona do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor 2024, në stadiumin Ëembley.
I pyetur nga Tiktoker-i Adri Contreras për të parashikuar dy skuadrat që do të luajnë në finale këtë verë, Raphinha u tregua plotë vetëbesim.
“Parashikimi im për finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon? Barcelona vs Man City”, deklaroi ylli brazilian.
Barcelona ka qenë në formë të ndryshueshme kohëve të fundit, por ata ende mburren me një skuadër të fortë që mund të shkojë deri në fund. Por, që kjo të ndodhë, lojtarët duhet të fillojnë të luajnë më mirë se sa janë aktualisht.
Ndryshe, Barça do të përballet me Napolin në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve në mes të shkurtit.
Të dyja skuadrat fituan ligat e tyre përkatëse sezonin e kaluar, por nuk kanë qenë konsistente këtë sezon. /Telegrafi/
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin, golin e 1 mijë në karrierë. Portugezi realizoi…
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët kanë dalë në protestë kundër vendimit…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit…
Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj, nisën lidhjen e tyre me shumë zhurmë dhe duket se që atë…
Këtë të shtunë, në një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit,…