Categories: sport

Raphael Varane tregon arsyen pse u largua nga Real Madridi

Raphael Varane ishte një nga largimet e bujshme të Realit të Madridit në merkaton e kësaj vere. Pas Sergio Ramos edhe qëndërmbrojtësi francez vendosi të braktisë “anijen” merengues duke u transferuar te Manchester United për shifrën e 40 milionë eurove. Varane i cili kishte vetëm edhe një vit kontratë me Los Blancos në një intervistë ka shpjeguar vendimin e tij se përse u largua nga madrilenët.

“Ka qenë një proces i gjatë, nuk ka qenë një vendim i marrë nga një ditë në tjetrën. Më është dashur të mendohem mirë. Doja të largohesha në mënyrën më të mirë nga Los Blancos. Te Reali kam dhënë gjithçka dhe për këtë arsye kërkoja një sfidë të re, emocione të tjera, për këtë arsye zgjodha të isha pjesë e një kampionati fantastik si Premier League. Këtu klubet ashtu si në Madrid presin shumë nga afrimet e reja dhe presioni është maksimal. Ashtu si edhe te Reali edhe te Manchester United duan të fitojnë gjithmonë dhe dy rezultatet e tjera si barazimi, ashtu edhe humbja konsiderohen rezultate negative”, deklaroi fillimisht Varane.

Më pas Varane foli me superlativa për Manchester United, klubin e tij të ri duke shprehur bindjen se “Djajtë e Kuq” kanë një skuadër të fortë e cila mund të fitojë tituj në këtë sezon.

“ Kemi shumë kualitete në skuadër dhe këtë e vura re që në momentin e parë që mbrrita këtu. Po punojmë fort në stërvitje për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Në skuadër kemi talent por edhe eksperiencë. Jemi të bindur se do të bëjmë mirë. Duhet të besojmë në potencialin tonë, dhe të jemi ambiciozë. Kam bindjen se mund të zhvillojmë një sezon të madh duke fituar tituj”, shtoi në fund Raphael Varane.

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy persona në gjendje kritike

  Këtë të hënë rreth orës 13:40, në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.…

23 minutes ago

E vrau dhe më pas dogji banesën/ Autori i dyshuar kthehet në vendngjarje, dyshohet se kishte lidhje intime…(VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 28 korrik 2025 rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar…

34 minutes ago

Vranë dhe mbytën me tel Anesti Ramën, Gjykata cakton masën e sigurisë për Ermalinda Ramën, nënën e saj dhe Çlirim Doganin

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të…

44 minutes ago

U arrestua nga SPAK/ “Cinco Cavalli” distancohet nga ish-pronari: S’ka më lidhje me ne

Biznesmeni Ermir Ndreaj, u arrestua pak ditë më parë nga SPAK në kuadër të një operacioni të kryer në bashkëpunim…

53 minutes ago

Gerta Gixhari me deklaratë të fortë për Gjestin dhe Eglin: S’kanë qenë bashkë pas mbarimit të Big Brother

Në emisionin “Goca dhe Gra” u diskutua marrëdhënia e Gjestit me Egli Takon, pas Big Brother VIP. Kjo pasi dyshja…

55 minutes ago

SPAK e mori të pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro/ Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi masën e…

1 hour ago