Categories: sport

Rangnick kritikon gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” para përballjes me Kosovën

Ralf Rangnick, trajneri i Austrisë, shprehu pakënaqësinë e tij për terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një ditë përpara ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve kundër Kosovës.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Austrinë të dielën në orën 18:00, ndërsa një ditë më herët, të shtunën, Ragnick foli për sfidën gjatë konferencës për media.

Tekniku austriak e nisi deklaratën duke vënë në dukje kushtet e dobëta të fushës, të cilat, sipas tij, nuk favorizojnë asnjërën prej skuadrave.

“Terreni është në gjendje katastrofike. Rrallëherë jam stërvitur në arenën ndërkombëtare në një fushë kaq të keqe, ndërkohë që nesër do të luajmë këtu”, deklaroi Ragnick.

Ai theksoi se të dyja skuadrat do të duhet të zhvillojnë një lojë me intensitet dhe të kërkojnë rikthimin e shpeshtë të posedimit të topit, ndërsa krijimi i rasteve për shënim do të jetë po ashtu vendimtar për shkak të kushteve.

“Duhet të luajmë sërish me intensitet të lartë për ta rimarrë sa më shpesh topin. Në një fushë të tillë, do të ketë rëndësi edhe krijimi i mundësive për të shënuar. Kjo vlen për të dyja ekipet, por duhet ta përsëris: në 41 vjet, rrallë kam parë një fushë të mirëmbajtur kaq keq”, u shpreh trajneri i Austrisë.

Ragnick shtoi se gjendja e fushës nuk pritet të ndryshojë ndjeshëm deri në ditën e ndeshjes dhe tha se është i kënaqur që Austria nuk do të luajë aty në nëntor.

“Deri nesër nuk do të ndryshojë shumë. Jam i lumtur që nuk do të luajmë këtu në nëntor. Megjithatë, kjo situatë prek të dyja ekipet. Mendoj gjithashtu se një skuadre me aftësi teknike si Kosova nuk i pëlqen të luajë në kushte të tilla”, përfundoi ai.

të fundit

Hoxha në bazën e NATO-s në Prishtinë: Siguria kombëtare në Shqipëri është cenuar, vendi përballë rreziqeve serioze

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku ka marrë pjesë në…

12 seconds ago

VIDEO/ Shebeniku nën vëzhgim: kamerat kurth regjistrojnë 7 specie, përfshirë rrëqebullin e Ballkanit dhe ariun e murrmë

Parku Kombëtar i Shebenikut vijon të dëshmojë pasurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore. Kamerat kurth të vendosura nga specialistët e…

39 seconds ago

North Macedonia records over 35 percent fewer road deaths in the first eight months of 2026

Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse…

6 minutes ago

Nëntë anëtarë të delegacionit somalez nuk u paraqitën për kthim, kërkohen sqarime për sigurinë dhe përgjegjësitë institucionale

Rasti i nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar nga Somalia, të cilët u larguan nga akomodimi në Kosovë dhe nuk u…

6 minutes ago

Amina Nuraj raises suspicions of surveillance after search at Serbian border

Ish-kandidatja për deputete në Parlamentin e Serbisë nga radhët e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, ka rrëfyer një përvojë shqetësuese gjatë…

6 minutes ago

Strategy for former KLA leaders, Çitaku and Arifi confirm actions without revealing details

Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë…

6 minutes ago