Mbrëmjen e sotme do të mbahet në Paris ceremonia për Topin e Artë, dhe lojtarët favoritë janë, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Karim Benzema dhe Jorghino.
Ish-rivali kryesor i Messit në Spanjë teksa luanin “El Clasico”, tashmë shokë skuadre te PSG, Sergio Ramos debutoi me parizienët në ndeshjen kundër St Etienne, ku këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 3-1.
Pas kësaj fitoreje Ramos është shprehur i lumtur për debutimin e tij dhe se shpreson të lërë gjurmë te PSG me paraqitjet e tij, ndërsa është pyetur edhe se kush mendon se do ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
Ish-mbrojtësi i Real Madrid, mbështet shokun e skuadrës Messin në garën për çmimin individual.
“Po, sigurisht [shpresoj që ai të fitojë]”, tha Ramos për ‘ESPN’ përpara ceremonisë së kësaj jave. “Unë do të mbroj djemtë e ekipit tim. I uroj atij gjithë fatin e botës. Ai është në formë të mirë dhe mendoj se ai është lloji i lojtarit që me të vërtetë bën diferencën. Ai është një lojtar unik dhe është një privilegj ta kesh atë në ekip”, është shprehur Ramos./h.ll/albeu.com
Një operacion ndërkombëtar i koduar “PANDORA” kundër skemës së mashtrimit me “call center”, është zhvilluar nga SPAK, policia shqiptare dhe…
Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe ylli i popit Katy Perry kanë ngjallur spekulime për një romancë të mundshme, pas një…
Në kuadër të operacionit të koduar “Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes…
Posta e Kosovës ka sjellë sërish në qarkullim një nga seritë më të veçanta të pullave postare, ato me imazhin…
Në momentet para funeralit të Ozzy Osbourne, Sharon Osbourne bëri një gjest të veçantë që preku mijëra fansa të vokalistit…
Botërori 2026 do të zhvillohet në 3 shtete, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Një event që pritet…