Categories: sport

Ramos bën valixhet gati, AS zbulon shkaqet e divorcit me Realin e Madridit

E ardhmja e Sergio Ramos pritet të jetë larg Realit të Madridit. Lajmin e konfirmon e përditshmja spanjolle “AS”, që raporton për një krisje totale mes kapitenit të Los Blancos dhe presidentit Perez, aq sa ky i fundit nuk i ka bërë asnjë ofertë për rinovim.

Me afrimin e 28-vjeçarit David Alaba, madrilenët kompletuan sërish repartin e prapavijës, duke i dërguar njëkohësisht një tjetër sinjal Ramosit, se nuk kanë ndërmend t’i bëjnë asnjë ofertë për rinovim, teksa “AS” konfirmon se palët nuk komunikojnë prej ditësh.

Presidenti Florentino Perez ka mbetur i zhgënjyer në disa raste nga ana e kapitenit të tij, teksa më i fundit ka qenë disa muaj më parë, kur Ramos doli kundër heqjes dorë nga 10% e pagës, për të ndihmuar klubin në kushtet e pandemisë. Kjo lëvizje e mbrojtësit veteran spanjoll dëmtoi jo pak ekonomikisht klubin madrilen, ndërsa vetë Ramos bindi shokët e tij të refuzojnë, pasi u tha se paratë e kursyera do të investoheshin për të afruar në “Santiago Bernabeu” francezin Mbappe.

Megjithatë pakënaqësia e parë e Perez ndaj Ramos u regjistrua në 2015-ën, kur vetëm pak pas largimit të Casillas, mbrojtësi kërcënoi me largim drejt Manchester United, nëse nuk do të rinovonte me pagë 12 milionë euro neto në sezon dhe numri një i Los Blancos u detyrua të pranojë. Më pas të dy janë përplasur edhe në dhomat e zhveshjes në 2018-ën, fill pas eliminimit nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve, ku Ramos mori në mbrojtje shokët e skuadrës, por edhe një vit më vonë, kur mbrojtësi kërkoi ndërprerjen e kontratës për t’u transferuar në Kinë.

Sergio Ramos shquhet si një futbollist i drejtpërdrejtë, që nuk përdor shumë diplomacinë kur flet dhe ka dalë kundër grupit edhe kur u fol për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinhos në Madrid, pasi deklaroi se skuadra ka fituar edhe pa të në pankinë.

Të gjitha këto arsye, por edhe situata e krijuar me pandeminë, ku asnjë klub nuk mund të kënaqë më pretendimet ekonomike të mbrojtësit spanjoll, kanë vënë në pozita komode presidentin Perez, që kërkon të “hakmerret” ndaj futbollistit.

të fundit

Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe…

37 minutes ago

Kryeministri Rama për zjarret: Situata e përmirësuar falë sakrificave e mundimeve, i neveritur për lehaqeniet që vazhdojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes në rrjetet sociale lidhur me situatën e zjarreve që po përfshijnë vendin dhe…

1 hour ago

Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zonat malore, parashikimi për këtë të enjte

Ditën e Enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në…

2 hours ago

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

10 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

10 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

11 hours ago