Mesfushori Ivan Rakitic ka shpërndarë një postim ku ai cilësohet si lojtari më i mirë kroat në histori dhe kjo po cilësohet si trazim i ujërave brenda ekipit kombëtar.
Rakitic ka luajtur për herë të fundit për kombëtaren kroate në tetor të vitit 2019, kur skuadra e Zlatko Dalic barazoi 1-1 kundër Uellsit në kualifikueset e Euro 2020.
Në atë ndeshje, ai hyri në pjesën e parë në vend të Mateo Kovacicit, i cili u lëndua dhe këto ishin 45 minutat e fundit të tij në fanellën e kombëtares, në të cilat bëri 106 paraqitje dhe shënoi 15 gola.
Askush në atë kohë nuk e mendonte se nuk do ta shihnim më në fanellën e Kroacisë, por pasi Euro 2020 u shty për një vit për shkak të coronavirusit, Rakitic njoftoi në shtator 2020 se po i jepte lamtumirën kombëtares.
Kjo përkoi me largimin e tij nga Barcelona pas gjashtë vitesh dhe rikthimin e tij në Sevilla dhe në janar të këtij viti ai u largua për herë të dytë nga klubi i tij i preferuar dhe shkoi të luante për Al Shabab të Arabisë Saudite.
Largimi i tij nga kombëtarja i është dukur gjithmonë i çuditshëm dhe shumë i papritur, ndonëse më vonë do të shpjegonte se thjesht e ndjente se kishte ardhur koha t’i përkushtohej më shumë familjes që kishte sakrifikuar shumë për të.
Gjithmonë kishte histori të ndryshme në anë që sugjeronin se Rakitic nuk e ndjente se vlerësohej mjaftueshëm në krahasim me disa lojtarë të tjerë të ekipit kombëtar.
Pas barazimit të djeshëm të Kroacisë ndaj Shqipërisë, që kërcënoi shumë shanset e kroatëve për t’u kualifikuar në raundit tjetër të Euro 2024, Rakitic ndau në rrjetet sociale një postim që përbëhej nga fotografia e tij dhe një fjali: “Lojtari më i mirë në historinë e Kroacisë”.
Shumica mendojnë se ai vend padiskutueshëm i takon Luka Modricit dhe koha e këtij njoftimi, pas zhgënjimit të madh në Euro 2024, është jo pak interesante. /Telegrafi/
Prej katër vitesh, nxënësit e fshatit Donofrosë në bashkinë Dimal, zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze, në një lokal të marrë…
Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar gjatë megaoperacionit “First Day” në qarkun e Elbasanit. Operacioni ka rezultuar me 25…
Kombëtarja e Shqipërisë do e ketë një finale me Letoninë në stadiumin “Air Albania”. Për të mbajtur gjallë ëndrrën e…
Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Ambasada Gjermane në Tiranë, ka uruar të gjithë nxënësit dhe prindërit…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Kakavije–Gjirokastër”, në vendin e njohur si “Ish-SMT”.…
Në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, Shqipëria do të përballet sonte me Letoninë. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar…