Futbollisti i famshëm kroat, Ivan Rakitic është i fundit në një galaktikë lojtarësh që kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre futbollistik në Arabinë Saudite.
Edhe pse ai mund të luante ende në Evropë në moshën 35-vjeçare, ai vendosi të shkonte në Al-Shabab dhe ishte interesante të dëgjohej se çfarë kishte për të thënë për arsyet e shkuarjes në Arabinë Saudite.
Rakitic do të fitojë 15 milionë euro në sezon në Al-Shabab dhe pesë milionë si bonuse, por në prezantimin zyrtar, si shumë lojtarë para tij, ai pretendoi se paratë nuk kishin fare rol.
“Zgjodha Al-Shabab pasi lexova për historinë e klubit. Besoj se është koha për një sfidë të re dhe të madhe me Al-Shabab”, ka thënë fillimisht Rakitic për klubin, i cili gjatë historisë së tij ishte gjashtë herë kampion i Arabisë Saudite, ku titulli i fundit erdhi 12 vjet më parë vit.
Kroati gjithashtu foli edhe për numrin e zgjedhur dhe idenë për të ndihmuar klubin dhe Arabinë Saudite me vizionin e tyre për të ardhmen.
“Numrat e mi të preferuar janë shtatë dhe dhjetë, por pasi mësova më shumë rreth Al-Shabab dhe projektit të Arabisë Saudite ‘Vision 2030’, mora numrin 30”.
“Është një simbol i angazhimit tim për të mbështetur Mbretërinë e Arabisë Saudite në qëllimet dhe aspiratat e saj për të ardhmen”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/
Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç…
Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në…
Një kapitull i ri ka nisur për Redian Hoxha, trashëgimtaren e Top Channel dhe motrën e vogël të Lori dhe…
Këtë të mërkurë 21 janar 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur vendimin për vrasjen…
Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania u shoqerua me një moment të papritur dhe mjaft të komentuar nga…