Arsenal ka arritur të fitojë bindshëm në “Emirates” me rezultatin 3-1 ndaj Manchester United.
Topçinjtë e Artetës kaluan në avantazh në minutën e tretë të lojës, ku Tavers zhbllokoi shifrat. Në minutën e 28-të, Nketiah dyfishoi shifrat por VAR ndërhyri duke dhënë pozicion jashtë loje.
Por pak më vonë, në minutën e 32-të, Saka realizoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa dy minuta më pas, C.Ronaldo realizoi një gol nga një aksion tepër i bukur.
Të dyja ekipet patën disa raste dhe është një ndeshje tepër sfiduese, me të dyja palët që kërkojnë fitoren.
Pjesa e dytë dukej sikur nisi në favorin e United pasi ata fituan një penallti, porn ë minutën e 57-të, Bruno Fernandes gaboi mundësinë e artë. Në minutën e 61-të, Cristiano Ronaldo shënoi por gjyqtari akordoi pozicion jashtë loje.
Qershia mbi tortë erdhi në minutën e 70-të, ku Granit Xhaka lëshoi një “raketë” nga distanca duke vulosur shifrat në 3-1.
Me këtë rezultat Arsenali ngjitet në vendin e katërt me kuotën e 60-të pikëve, ndërsa Manchester United në vendin e gjashtë me 54 pikë, ku duket qartë rrezikimi për most ë prekur zonën Champions./h.ll/albeu.com
“Albania Fashion Week” vjen në Tiranë. Kjo ngjarje çel një epokë të re, ku tradita dhe inovacioni global bashkohen për…
Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar…
Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po…
Qeveria britanike njoftoi sot masa të reja që synojnë një trajtim dhe parandalim më të mirë të të ashtuquajturave “vrasje…
Justin Bieber, 31 vjeç, ndau në Instagram entuziazmin për bashkëshorten e tij Hailey Bieber, duke publikuar një foto të saj…
Kryetari arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit, ka publikuar një mesazh,…