Sabrina, gruaja e Christian Eriksen, ndihet mirë dhe e çliruar tani që e keqja e kaloi. Fantazisti i Danimarkës ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ditën e djeshme doli nga spitali.
Në një prononcim për GDS, Sabrina flet shkurt, duke theksuar se Christian dhe ajo kanë nevojë për qetësi. “Christian është mirë. Tani jemi së bashku dhe na duhet vetëm pak pushim e qetësi“.
Lojtari i Interit do të shkojë në Milano në mesin e muajit korrik për të kryer disa kontrolle mjekësore. Eriksen do të kalojë të gjitha “provimet” e detyrueshme dhe më pas do të marrë një vendim për të ardhmen.
Rikthimi në fushën e blertë nuk përjashtohet, teksa 29-vjeçari ka vendosur një pajisje mbrojtëse në zemrën e tij. Gjithsesi ka kohë për t’u menduar mirë se çfarë do të ndodhë me karrierën e tij.
Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe…
Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në këtë institucion lidhur me…
Ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe ylli i muzikës pop, Katy Perry, janë fotografuar së bashku në një nga restorantet…
Modelja Danja Koka, në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”, foli për jetën e saj private. Ajo pranoi se…
Onejda Ymeraj ju cënua e liria dhe fshehtësia e korrespodencës dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale me…
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në rrugën e Myltes, në Lezhë, ku një automjet tip Ford…