Categories: sport

Radu Petrescu në qendër të vëmendjes para Izrael-Kosovë, rumuni ishte pezulluar për 12 ndeshje

UEFA i ka besuar gjyqtarit rumun Radu Petrescu drejtimin e përballjes mes Izraelit dhe Kosovës, e programuar për të enjten në orën 20:45 në “Nagyerdei Stadium” të Debrecenit.

Të lidhura

None found

Petrescu është një figurë e njohur në arenën ndërkombëtare. Ai mban statusin e gjyqtarit të FIFA-s që prej vitit 2012 dhe ka arbitruar edhe takime të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, emërimi për këtë sfidë të Ligës së Kombeve vjen në një moment të veçantë për 43-vjeçarin, i cili kohët e fundit është përballur me disa zhvillime të rëndësishme në karrierë.

Në shtator, Komisioni Qendror i Gjyqtarëve të Rumanisë rekomandoi që emri i Petrescut të mos përfshihet në listën e gjyqtarëve të FIFA-s për vitin 2027. Në listën e propozuar në vend të tij ndodhet Catalin Roman. Lista përfundimtare pritet të miratohet nga FIFA në dhjetor dhe të nisë zbatimin më 1 janar 2027.

Ky propozim erdhi pas disa problemeve të shfaqura nga gjyqtari në futbollin rumun. Në korrik, Petrescu dhe Andrei Chivulete nuk arritën të përfundonin testet fizike përpara nisjes së sezonit të ri në Superligë.

Rasti më i diskutuar lidhet me sfidën e sezonit të kaluar ndërmjet Petrolul dhe FC Arges.

Kur rezultati ishte 1-1, Petrescu ndërpreu një aksion të FC Argeș para se skuadra nga Pitesti të gjente rrugën e rrjetës, duke sinjalizuar faull në sulm. Pamjet e ndeshjes nuk dëshmuan për një shkelje të qartë. Meqë fishkëllima u dha përpara se topi të përfundonte në portë, VAR-i nuk mund të ndërhynte. Në vijim, Petrolul triumfoi me rezultatin 2-1.

Për këtë vendim, Komisioni Qendror i Gjyqtarëve e dënoi Petrescun me pezullim prej 12 ndeshjesh, ndërsa ai u rikthye në delegime pas 10 takimesh.

Pavarësisht situatës në kampionatin vendas, UEFA vijon t’i japë atij detyra në kompeticionet ndërkombëtare. Në gusht, ai u caktua për të arbitruar ndeshjen Motherwell-Freiburg në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.

Radu Ghinguleac dhe Cosmin Bojan do të jenë asistentët e tij, ndërsa Florin Andrei do të kryejë detyrën e gjyqtarit të katërt. Ekipi i VAR-it do të përbëhet nga Catalin Popa dhe Ovidiu Hategan.

të fundit

The unified “e-Gjoba” system is launched / Dashnor Sula: Every fine will be traceable through to enforcement, and citizens must know why they were fined

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

14 seconds ago

Nurije Syla, Arlinda Zekaj’s former mother-in-law, arrested on suspicion of inciting murder

Rreth një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në pranga të policisë ka rënë edhe ish-vjehrra e saj, Nurije Syla.…

36 seconds ago

New draft for the Specialist Chambers nearing completion

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t'u proceduar më…

55 seconds ago

Kërçeli seeks clarification on investments in KEDS assets: Who is funding the millions?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara…

1 minute ago

The opposition calls for the SHSKUK Board to report on waiting lists as the government highlights investment in medical equipment

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) të raportojë para Komisionit…

2 minutes ago

Arrestohet Nurije Syla, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, nën dyshimin për shtytje në vrasje

Rreth një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në pranga të policisë ka rënë edhe ish-vjehrra e saj, Nurije Syla.…

3 minutes ago