Tifozët anglezë ishin përgatitur për fitimin e Euro 2020, por në “Wembley” festoi Italia dhe jo ata. Kombëtarja e kaltër mposhti me penallti “Tre Luanët” në mes të Londrës, duke ia dalë të rikthejnë trofeun e madh në Romë pas 53 vitesh.
Pas finales së madhe të 11 korrikut nisën ofendimet me bazë racore ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka. Tre lojtarët ofensivë dështuan të mposhtin Gigio Donnarumman nga pika e bardhë, dhe u cilësuan fajtorët kryesorë nga një pjesë e tifozëve.
Racizmi në rrjetet sociale është shtuar shumë kohët e fundit. Tre lojtarët e Anglisë u “kryqëzuan” nga tifozët, veprime që u dënuan nga trajneri Gareth Southgate dhe autoritetet më të larta shtetërore të Britanisë së Madhe.
BBC shkruan se policia mori 600 raporte të komenteve raciste dërguar lojtarëve me ngjyrë të Anglisë pas humbjes së finales, teksa gjykoi 207 prej tyre komente kriminale. Nga këto, 123 u postuan nga njerëz jashtë Anglisë, ndërsa 34 vinin nga tifozët vendas.
Policia tha se njerëzit që mendojnë se mund të fshihen pas llogarive të mediave sociale “duhet të mendohen mirë”, teksa 11 persona janë arrestuar në lidhje me ofendimet e rënda ndaj tre futbollistëve.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…