Ish-reprezentuesi i Holandës, Quincy Promes thuhet se është arrestuar në Dubai pasi është dënuar me gjashtë vjet burg për kontrabandë kokaine.
Ish-ylli i Ajax-it, i cili aktualisht është kontraktuar me skuadrën ruse Spartak Moska, u dënua me gjashtë vjet burg nga një gjykatë e Amsterdamit në muajin shkurt.
Shteti rus refuzoi ekstradimin e Promes në Holandë, por shpejt ka ardhur arresti i tij në një shtet tjetër.
Sipas Associated Press, 32-vjeçari është kapur në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe autoritetet holandeze kanë kërkuar ekstradimin e tij në Holandë.
“Arrestimi është bërë në bazë të një njoftimi të kuq të lëshuar nga Holanda. Holanda do të kërkojë ekstradimin e burrit”.
“Sipas raportimeve të ndryshme të mediave, i arrestuari raportohet se po qëndronte me luks në Dubai. Megjithatë, ai është marrë në paraburgim falë përpjekjeve të autoriteteve në të dy vendet”.
“Për momentin, nuk është e mundur të jepet informacion shtesë për të shmangur ndërprerjen e hetimeve në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorisë Publike të Amsterdamit.
Ndryshe, Promes, i cili ka 50 paraqitje dhe shtatë gola me kombëtaren holandeze është dënuar me burg pasi u dënua për bashkëpunim në kontrabandën e 1,370 kilogramëve kokainë . Ai akuzohet si i përfshirë në import dhe eksport të drogës së klasit A.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…