Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar prezantimin e një ligji të ri, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2022, që do t’i ndalojë abuzuesit racistë në internet të ndjekin ndeshjet e futbollit deri në 10 vjet.
Masat e reja janë vendosur të merren pasi yjet e Premierligës, Bukayo Saka, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford u përballën me kërcënime në internet dhe abuzime raciste, pasi të tre humbën penalltitë e tyre në ndeshjen finale të Euro 2020 kundër Italisë në korrik.
“Këtë verë ne pamë futbollin të dëmtuar nga racizmi i turpshëm nga ofenduesit në internet, të cilët fshiheshin pas tastierës së tyre dhe abuzonin me futbollistët tanë,” tha për Sky Sports Sekretari i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel.
“Ata që janë përgjegjës për abuzimet e tmerrshme raciste në internet duhet të ndëshkohen. Ndryshimet në ligjin që po shpall do të sigurojnë që ata të ndalohen të ndjekin ndeshjet e futbollit.”
Rastet e futbollistëve që i janë nënshtruar abuzimeve raciste në mediat sociale janë shumëfishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa klubet e Premier League vendosën të bojkotojnë platformat gjatë një fundjave sezonin e kaluar në përpjekjen e tyre për të detyruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të vendosë masa më të ashpra. / h.ll/albeu.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…
Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe turk, Selin Demiratar, e njohur për rolin e saj si Nermini në…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës…
“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…