Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Luis Rubiales ka pranuar se “ka bërë një gabim” duke i dhënë një puthje të padëshiruar yllit spanjoll Jennifer Hermoso.
Incidenti ndodhi kur 33-vjeçarja mori medaljen e saj të artë pas fitores në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë të dielën.
Rubiales është përballur me kritika të shumta për incidentin, me politikanët dhe gazetarët që e kanë cilësuar sjelljen e tij “të papranueshme” dhe “thjesht të neveritshme”.
Ka një ngjarje, për të cilën pendohem pasi është diçka që ndodhi mes lojtares dhe meje. Dhe me siguri kam bërë një gabim, duhet ta pranoj këtë. Në një moment euforie, pa ndonjë qëllim të keq, ndodhi ajo që ndodhi mendoj në një mënyrë shumë spontane. E përsëris, nuk ka pasur asgjë mes asnjërit prej nesh.
Rubiales ishte në skenë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s pas finales, së bashku me personalitete të tjera, duke përfshirë presidentin e organit qeverisës botëror të futbollit, Gianni Infantino, mbretëreshën e Spanjës Letizia dhe kryeministrin australian Anthony Albanese.
Ai përqafoi Hermoson, më pas duke i vendosur të dyja duart në kokë, e puthi në buzë dhe e përkëdheli teksa ajo largohej.
Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur…
Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Ukrainë do të ishte e…
Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura…