sport

Pushimet luksoze të Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit! Çifti zgjedh Afrikën për të nisur lidhjen e tyre

Jemi mësuar ta shikojmë provokuese, sensuale, teksa në daljet e saj publike nuk i kursen edhe batutat pikante.

Por atëherë kur nuk e prisnim, publiku njohu një tjetër Megi. Atë romantike që shijon pushimet ekzotike me të dashurin e saj.

Të lidhura

None found

Së fundmi, Pojani ka fluturuar drejt ishujve të Afrikës Lindore duke kaluar disa ditë relaksi dhe duket se nuk është vetëm. Në postimet e fundit në “Instagram”-in e saj, bukuroshja shihet se ka kaluar një darkë mjaft të këndshme.

Mirëpo, ajo çka ra më së shumti në sy ishin edhe postimet e futbollistit të njohur të kombëtares, Endri Çekiçi.

Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodhen së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre janë identike.

Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi dhe mund ta radhisim te futbollistët që jo shumë shpesh i shikojmë në faqet e mediave rozë. Megjithatë, Endri ia ka dalë që t’i rrëmbejë zemrën vajzës seksi të ekraneve tona.

Nga ato çfarë mundëm të mësojmë për këtë çift, është fakti se dy të rinjtë kanë vetëm pak kohë që njihen dhe ky është udhëtimi i tyre i parë si çift. Megi dhe futbollisti kanë zgjedhur pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.

Ndonëse në distancë, lidhja mes tyre duket se i kaloi sfidat e fillimit, duke çuar në një verë të nxehtë që me gjasa do të vijojë edhe në muajt e tjerë. Nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë në internet, do të shikojmë që Endri është më i vogël në moshë se Megi.

Aktorja është dy vite më e madhe se futbollisti i Kombëtares. Me sa duket, edhe në këtë rast vlen shprehja që “dashuria nuk njeh moshë”.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, Megi ishte e ftuar në “Më lër të flas”. Në një nga daljet e saj të rralla publike, ajo foli për projektet e së ardhmes, por nuk la pa komentuar edhe pozat e saj sensuale dhe deklaratat e forta që shpesh bën në rrjetet sociale.

Gjatë emisionit, Megit iu bë pyetja se a do të ishte pjesë e sezonit të dytë të “Big Brother VIP”. Megi tha se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka shumë frikë nga vetja. Pojani tha se edhe nëse do vendosë të marrë pjesë, do ta marrë vendimin në momentin e fundit, sepse është tip i pavendosur.

“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do ta vendos sot për nesër sepse jam shumë e pavendosur”, tha Megi.

Më tej ajo u shpreh se është natyrë provokuese dhe se i pëlqen të flirtojë, madje tha se nëse nuk do ta kishte kushëri, do të flirtonte edhe me kushëririn e saj, pasi është shumë simpatik. /panormasport/

të fundit

Car carrying explosives explodes in Gjirokastër! One of the injured dies (NAME)

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol në qendër të Gjirokastrës, mbrëmjen e kaluar, ka përfunduar me një viktimë dhe një…

4 seconds ago

Currency exchange October 11/ How much are the dollar and euro bought and sold for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

31 seconds ago

Weather forecast for today: Intermittent rain across most of the country

Këtë të diel vendi ynë, parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh. Reshje…

55 seconds ago

Horoscope for October 11, 2026: Discover what the stars predict for each sign

Dashi Do të keni energji dhe dëshirë për të shijuar ditën, por do t’ju nevojiten edhe momente qetësie. Në dashuri,…

1 minute ago

Sot varrosen në Pozheran motra dhe vëllai i vrarë në Livoç të Ulët të Gjilanit

Motër e vëlla, që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen sot në vendlindjen…

8 minutes ago

Shpërthimi i makinës me lëndë plasëse në Gjirokastër! Ndërron jetë një prej të plagosurve (EMRI)

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol në qendër të Gjirokastrës, mbrëmjen e kaluar, ka përfunduar me një viktimë dhe një…

11 minutes ago