sport

Publikohen mesazhet e trajnerit Bushi dhe zyrtarit të FSHF, lojë e turpshme me dy porta te Kombëtarja U-21

Blerton Isufi, është kthyer në çështje për një situatë të pazakontë. Kombëtarja U-21 zyrtarizoi ftesën për talentin e Moldes, ndërsa ky i fundit reagoi në Kosovë duke u shprehur se do luajë vetëm me “dardanët”.

Nga ana e 20-vjeçarit, rezulton një lojë me dy porta gjatë kësaj kohe.

Të lidhura

None found

Trajneri Alban Bushi, ka vendosur të publikojë mesazhin ku Isufi pranon ftesën, por tregon se Molde po e pengon.

Ndërkohë nga një zyrtar i FSHF, është publikuar edhe e-mail ku komunikohet me klubin norvegjez. Aty ku rezulton që Isufit i është dhënë drita jeshile nga klubi i tij.

DEKLARATA E ISUFIT PAS FTESËS

“Po, është e vërtetë që më kanë kontaktuar disa herë, por unë nuk i kam dhënë përgjigje pozitive. E kanë kontaktuar edhe babanë tim. Unë jam futbollist i Kosovës dhe do të vazhdoj të luaj vetëm për vendlindjen time. Nuk do të luaj kurrë për asnjë Kombëtare tjetër përveç Kosovës.

Trajneri Bushi më ka kontaktuar direkt duke më thënë se i pëlqej si lojtar, gjithsesi faleminderit, por do të mbetem i Kosovës. Kam biseduar me trajnerin Hekuran Kryeziu. Ai e di situatën time në klub dhe gjithë atë që ka ndodhur me Shqipërinë. Ai ka besim te unë dhe unë kam besim tek ai. Në këtë grumbullim nuk do të jem shkaku i angazhimeve me klubin pasi kampionati norvegjez nuk pushon, por gjithmonë do të jem pjesë e Kosovës”.

MESAZHET E PUBLIKUARA QË I PËRKASIN BLERTON ISUFIT

“I nderuar Prof. Alban.

Më vjen shumë keq që klubi im, Molde FK, nuk po më lejon të marr pjesë në këtë grumbullim. Unë kam qenë shumë i gatshëm dhe me shumë dëshirë për të ardhur dhe për të përfaqësuar shtetin tim, Shqipërinë. Këtë dëshirë ia kam shprehur edhe Petritit.

Për fat të keq, klubi nuk po ma jep lejen, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Jam shumë i zhgënjyer nga ky vendim i klubit, sepse kam pasur shumë dëshirë të jem pjesë e ekipit dhe të kontribuoj për kombëtaren. Edhe unë, edhe agjenti im kemi folur me klubin, por ata insistojnë që të qëndroj këtu, duke thënë se kemi ndeshje të rëndësishme dhe se grumbullimi i kombëtares konsiderohet vetëm miqësor.

Megjithatë, unë jam gjithmonë në dispozicionin tuaj dhe mezi pres herën tjetër për të ardhur dhe për të qenë pjesë e ekipit. Me respekt, Bleron Isufi”.

E-MAIL I KLUBIT PËR FSHF

“I nderuar z. Lilo,

Shpresoj që jeni mirë. Jemi të lumtur që Blerton Isufi është përzgjedhur për ekipin tuaj U21, megjithatë ne kemi një ndeshje të rëndësishme më 30 maj dhe Blertoni ka shumë gjasa të jetë pjesë e skuadrës për këtë ndeshje. Do të jemi të lumtur ta lirojmë për udhëtim të dielën, më 31 maj. Shpresojmë që kjo të jetë në rregull për ju. Përshëndetjet më të mira”. /Panorama Sport

të fundit

Ruud Gullit, futbollisti pa pozicion: Nga ëndrra për Ajaxin te triumfi me Milanin dhe Holanda

Ruud Gullit ishte një nga anomalitë më të mëdha të futbollit. Në një kohë kur pozicionet në fushë ishin shumë…

3 hours ago

Flick i bindur: Lamine Yamal e meriton “Topin e Artë

Hansi Flick e ka bërë të qartë se për të, Lamine Yamal e meriton të fitojë “Topin e Artë”.Trajneri i…

4 hours ago

Chelsea përmbys Leedsin dhe siguron kualifikimin në EFL Cup

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Leeds Unitedit, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të EFL…

4 hours ago

Tensions rise between Ukraine and Russia as Kyiv attacks Novorossiysk with drones

Një zonë e re me rrezik të lartë po shfaqet në Detin e Zi, pas sulmit ukrainas ndaj objekteve ushtarake…

4 hours ago

Sportingu përmbys Galatasarayn me tri gola pas pushimit

Sportingu i Lisbonës ka arritur fitore 3-1 ndaj Galatasarayn, në një ndeshje që u vendos kryesisht në pjesën e dytë.Galatasaray…

4 hours ago

PSG-ja triumfon bindshëm ndaj Slovan Bratislavës në “Parkun e Princave

Paris Saint-Germain i ka dhënë fund rezultateve negative për të fituar me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Slovan Bratislava.“Parisienët”…

4 hours ago