sport

Publikohen bisedat ku zbulohet Sergio Ramos duke kërkuar ndihmë nga Federata Spanjolle për të fituar Topin e Artë

Është zbuluar një bisedë e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos që kërkon ndihmë nga Federata Spanjolle e Futbollit për të fituar Topin e Artë në vitin 2020.

Sipas gazetës spanjolle Confidencial përmes gazetës Mundo Deportivo, kapiteni i atëhershëm i Real Madridit, Ramos u regjistrua duke biseduar me kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Të lidhura

None found

“Ti e di që unë kurrë nuk të kam kërkuar asgjë, por nëse dua ta bëj sot, kjo është sepse mendoj se ky ka qenë një vit i veçantë për performancat që kam dhënë”, dëgjohet fillimisht Ramos duke i thënë Rubialesit.

“Do të doja që të më ndihmoni në çfarëdo mënyre që mundeni dhe të përdorni lidhjet tuaja në UEFA në lidhje me Topin e Artë ”.

“Do të të isha mirënjohës gjatë gjithë jetës sime, jo vetëm për mua, por edhe sepse mendoj se futbolli spanjoll e meriton shumë”, përfundon mbrojtësi.

‘Performancat speciale’ që tha mbrojtësi spanjoll ishin në lidhje me përpjekjet e tij për të ndihmuar Los Blancos për të fituar titullin e La Ligës atë sezon.

Në mes të pandemisë së Covid 19, sezoni u ndërpre në mars dhe rifilloi në qershor 2020. Dhe Madridi u kthye në formë të shkëlqyer.

Ramos dhe ekipi i tij ishin në një seri prej 11 ndeshjesh të pamposhtur, duke përfshirë një seri prej 10 fitoresh që siguruan përfundimisht titullin e ligës.

Sipas Mundo Deportivo, Rubiales ka dhënë një përgjigje në të cilën i ka thënë Ramosit se e meriton të fitojë Topin e Artë dhe i ka uruar fat kapitenit të Real Madridit për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Rubiales deklaroi gjithashtu se ndërsa ai nuk ka fuqi në vendosjen e fituesit të çmimit, ai do të ishte i gatshëm të ndihmonte në çdo mënyrë që të mundte.

Megjithatë, për shkak të pandemisë në vazhdim, edicioni i Topit të Artë për vitin 2020 u anulua. Gjë që me siguri e ka zhgënjyer Ramosin.

Por, askush nuk ishte më i zhgënjyer se Robert Lewandowski i Bayern Munichut, i cili ishte favorit i qartë për të fituar çmimin atë vit pasi shënoi më shumë gola se kushdo tjetër në Evropë, ndërkohë që skuadra e tij fitoi më shumë trofe, duke përfshirë Ligën e Kampionëve.

Ramos tani luan për kampionët francezë Paris Saint Germain, por duroi një sezon të parë të vështirë në Parc des Princes pas një sezoni të goditur nga lëndime të shumta.

të fundit

BE-ja: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të…

4 minutes ago

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim mes dy vendeve dhe në Procesin Brdo-Brioni

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës. Ajo ka…

4 minutes ago

Zidane vlerëson mesfushorin belg: Lavia është lojtar cilësor

Zinedine Zidane ka lavdëruar mesfushorin e Chelseat, Romeo Lavia, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen e Ligës së Kombeve…

4 minutes ago

Robert Berisha për videot intime të Adi Hilës: Nëse janë publikuar për përfitim, është bërë gabim

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku komentoi pak edhe…

12 minutes ago

Tekniku i autopsisë tregon çfarë ndodh me foshnjën pas vdekjes së nënës shtatzënë

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën? — Klan Kosova [...]Read More...

13 minutes ago

Shqipëria synon të shkruajë historinë në Play-off-in e Botërorit: Hamonikaj dhe Bajraktari besojnë te grupi dhe premtojnë maksimumin ndaj Uellsit

Kombëtarja shqiptare e vajzaveKombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 9 tetor sfidën e parë historike ndaj Uellsit, në…

13 minutes ago