sport

PSG “vesh me ar” Mbappen, sheiku Al Khelaifi përdor kartën e fundit, i ofron një kontratë të çmendur

400 milionë euro për 4 vite. Kjo është oferta e çmendur e PSG për të bindur edhe një herë Kylian Mbappe që të mos largohet. Ashtu si dy vite më parë, sheiku Al Khelaifi po bën gjithçka për të mbajtur në Paris “gjelin” më të famshëm. “Bomberi” francez është futur në vitin që i përfundon kontrata, është i lirë që tani, në janar, të negociojë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij.

Nuk është një sekret që Real Madrid e pret prej më shumë se dy vitesh, por në garë së fundmi është futur seriozisht edhe Liverpool. Përballë një fakti të tillë, sheiku Al Khelaifi është i detyruar t’i paraqes një shifër të tillë monstruoze, është mbase e vetmja mënyrë që mund të mbajnë sulmuesin në Paris. 400 milionë euro është një shifër e çmendur, por një shifër të tillë ja ofron edhe Real Madrid.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Mbappe, i cili për momentin ka marrë pak më shumë kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. /balkanweb/

të fundit

Vrasja e Liridona Ademajt, seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim…

15 minutes ago

Makina u përplas me barrierat e urës së Spatharit dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet drejtuesi i mjetit, si paraqitet gjendja e të plagosurve

Ditën e djeshme, një aksident ndodhi në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Spatharit…

35 minutes ago

Zhoze Murinjo flet pas fitores me Realin: Në karrierë kam parë shumë gjëra, por kjo që ndodhi është me të vërtetë…

Zhoze Murinjo, nuk u besoi syve kur pa topin të përfundonte në rrjetë pas gjuajtjes se portierit Trubin, që i…

1 hour ago

Rrëzohet avioni në Kolumbi, humbin jetën të 15 personat në bord

Ditën e djeshme, një aeroplan me 15 persona në bord u rrëzua në një zonë malore të Kolumbisë veriore  pa…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 80.3 lekë dhe do të shitet me…

2 hours ago

Dyshohet se u mor nga ujërat e përroit/ Prej 20 ditësh 30-vjeçari Jurgen Karaj i zhdukur, Kosova nis ekipin në ndihmë të kërkimeve

Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se…

2 hours ago