Teksa merkatoja e janarit afrohet gjithnjë e më shumë, Mbappe vazhdon të mos e rinovojë kontratën duke shtuar akoma më shumë pasigurinë te klubi parisien për një rinovim të mundshëm.
Thuhet se Real Madrid do t’i ofrojë parakontratë në mënyrë që lojtari të transferohet në “Santiago Bernabeu” si agjent i lirë në verën e vitit 2022.
Fituesi i Kupës së Botës është ende duke ëndërruar që të veshë fanellën e bardhë dhe PSG është duke planifikuar të mos e lejojë këtë gjë të ndodh në verë.
PSG verën e kaluar refuzoi plotë 200 milionë euro për Mbappen në verë nga Reali, gjë që dëshmon se kanë besim të lojtari, por siç qëndrojnë gjërat do e humbasin falas në verë.
Gjëja më e keqe për klubin francez përpos që nuk do paguajnë para, do detyrohen edhe të paguajnë 35 milionë euro te Monaco.
Për të bindur lojtarin të qëndrojë, ata duhet të ofrojnë një pagë joshëse. Në thelb, duhet të shpenzojnë më shumë në mënyrë që të gjejnë një mënyrë për të marrë të paktën diçka. Megjithatë, kjo nuk do të mjaftojë, ata gjithashtu duhet të gjejnë një mënyrë për të bindur Mbappe se nuk do të mbahet peng nëse dëshiron të largohet në të ardhmen.
Deri më tani, nuk ka asnjë mënyrë për të garantuar që PSG do ta lërë atë të largohet për një tarifë të arsyeshme. Në fakt, i njëjti skenar si verën e kaluar mund të përsëritet lehtësisht.
Situata komplikohet edhe nga fakti që Franca nuk lejon që kontratave të shtohen klauzola lirimi. Mund të ishte një zgjidhje e thjeshtë, miqësore, por që fatkeqësisht nuk ekziston për PSG-në. Me një klauzolë lirimi, Mbappe potencialisht mund të qëndrojë edhe një vit, duke rënë gjithashtu dakord për një tarifë fikse, të arsyeshme por fitimprurëse transferimi për klubin pasi të largohet vitin e ardhshëm.
Real Madridi është duke pritur me durim në krahë, por shfaqja e Vinicius Jr. në muajt e fundit, së bashku me formën e Karim Benzema, ka filluar të zbulojë se Mbappe mund të mos jetë aq i vlefshëm për klubin sa mendohej dikur.
Nëse trendi vazhdon, Mbappe do të duhet të rrëmbejë mundësinë për të bërë lëvizjen sa më shpejt të jetë e mundur përpara se të humbasë vendin në skuadrën e Real Madridit./
Gjykata e Posaçme, ka liruar menjëherë një pr4ej të arrestuarve në kuadër të operacionint anti-drogë të SPAK. Raportohet se bëhet…
Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të…
Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Dajç, duke vënë në pranga një 39-vjeçar, i…
Punonjësit nga India, kanë vendosur të largohen nga vendi i tyre, për të siguruar të ardhura më të mira. Teksa…
Duket se kriza ekonomike që ka mbëthyer kompaninë ajrore “Air Albania”, ka bërë që disa punonjë t’i drejtohen me një…
Është mbyllur faza e katërt për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të enjten dhe te premten, është zhvilluar testi…