Categories: sport

PSG shpëton barazimin ndaj Lille me dy gola në shtesë, por ende pa fitore në Ligue 1

Paris Saint-Germain ka arritur të shmangë humbjen në fundin dramatik të përballjes me Lille, duke e mbyllur ndeshjen e javës së dytë të Ligue 1 në barazim 2-2.

Skuadra vendase e nisi takimin më kërkuese dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të. Hakon Arnar Haraldsson përfitoi nga kombinimi me Olivier Giroud dhe dërgoi topin në rrjetë për avantazhin 1-0.

Të lidhura

None found

PSG krijoi raste për të rikthyer ekuilibrin, por Lille e ruajti epërsinë deri në përfundim të pjesës së parë dhe në minutat e para pas pushimit. Në këtë fazë, Luis Enrique vendosi të aktivizojë Khvicha Kvaratskhelian.

Megjithatë, Lille goditi sërish në minutën e 84-t. Pas një asistimi të Olivier Giroud, Dilane Bakwa realizoi me një gjuajtje të fortë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Kur fitorja dukej tashmë në duart e Lille, parisienët shpërthyen në minutat shtesë dhe ndryshuan tërësisht rrjedhën e ndeshjes.

Vitinha shkurtoi diferencën në minutën e 90+1′, me një realizim të jashtëzakonshëm nga distanca që vendosi shifrat 2-1.

Goli i barazimit erdhi në sekondat e fundit. Në minutën e 90+5′, Vitinha harkoi saktë në zonë dhe Marquinhos e dërgoi topin në rrjetë me kokë për 2-2.

Me dy pikë pas dy javësh kampionat, PSG vijon të jetë në kërkim të fitores së parë në Ligue 1.

Lille mbetet me katër pikë, edhe pse nuk arriti të ruante avantazhin prej dy golash. Vendasit ishin shumë pranë një triumfi të rëndësishëm, por reagimi i PSG-së në kohën shtesë i mohoi fitoren.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

50 minutes ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

50 minutes ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

59 minutes ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

2 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

2 hours ago