sport

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli shqiptar që po shkëlqen me pritjet e tij

Gianluigi Donnarumma është portieri titullar i PSG-së dhe ai bën pjesë në planet e parisienëve edhe për të ardhmen.

Megjithatë kampioni në fuqi i Francës po kërkon një portier të ri për të qenë në bankë dhe ta zëvendësojë Donnarumman kryesisht në ndeshjet e Kupës së Francës.

Të lidhura

None found

Kryeqytetasit francezë kanë në listë dy emra, ku njëri nga ta do të transferohet në Parc de Princes në afatin kalimtar veror.

Transfermarkt ka raprotuar se portieri shqiptar Diant Ramaj si dhe gjermani Noah Atubolu janë në listën e PSG-së, ku njëri nga ta do të jetë portieri i dytë për sezonin e ri.

“Paris Saint-Germaini po shikon për portier të ri të dytë, pas Gianluigi Donnarummas dhe ka dy prej portierëve të rinj më të vlerësuar në Gjermani në listë. Diant Ramaj, që vetëm verën e kaluar u transferua nga Eintracht Frankfurti tek Ajaxi i Amsterdamit dhe Noah Atubolu i Freiburgut raportohet se janë përcjellë nga klubi parisien”, shkruan sajti i specializuar për transferimin e lojtarëve ‘Transfermarkt.de’.

22-vjeçari Ramaj ka qenë fantastik këtë edicion me Ajaxin dhe vlera e tij ka shkuar në 10 milionë euro nga Transfermarkt.

Mbetet të shihet nëse dy portierët e rinj Ramaj dhe Atubolu do të largohen nga klubet e tyre dhe të transferohen për të qenë vetëm rezervë te PSG.

Kujtojmë që Ramaj këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Ajaxit, derisa në gjashtë prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur.

Ramaj është kërkuar që një kohë të gjatë nga Përfaqësuesja e Kosovës, por ai ende nuk ka dhënë përgjigje pozitive.

të fundit

Do Albanians risk being deported from Germany? AfD MP Tobias Teich clarifies his position

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka…

34 minutes ago

Pro Ref pranon gabimin e VAR-it në golin e Haalandit, lajm i keq për Man Unitedin

Organi përgjegjës për gjyqtarët "Pro Ref" ka konfirmuar se pati një “gabim në gjykim” gjatë procesit të VAR-it, i cili…

1 hour ago

A rrezikojnë shqiptarët dëbimin nga Gjermania? Deputeti i AfD-së, Tobias Teich, sqaron qëndrimin

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka…

1 hour ago

Patos, a person found dead in the yard of a residence

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos. Një person është gjetur i pa jetë në oborrin…

1 hour ago

Rama in Elbasan: The municipalities that merge will operate as cities, while services will not be reduced

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Elbasan takimin e radhës me qytetarët, në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative-territoriale. Gjatë…

1 hour ago

An 11-month-old baby was reported missing in Turkey, but the mother reveals the truth: The father had handed her over for money

Një zhvillim tronditës ka ndodhur në rastin e zhdukjes së një foshnje 11-muajshe në Turqi, e cila prej tre ditësh…

1 hour ago