Sipas Mundo Deportivo, Mbappe ishte ulur pranë legjendës së Realit, Emilio Butragueno, por pastaj u afruan edhe Leonardo dhe Al-Khelaifi përreth tyre.
Dëshira e madhe e Mbappes për kalimin te Reali asnjëherë nuk ka qenë sekret dhe me kontratën që i skadon në verë, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez mund ta sigurojë si agjent i lirë.
Gjiganti nga La Liga ka të drejtë që të nis negociatat formale me Mbappen qysh me 1 janar 2021, ngase dy ofertat që i bënë verën e kaluar, u refuzuan nga PSG.
Ndërkohë, ende nuk ka detaje të tjera konkrete për të ardhmen e fituesit të Kupës së Botës, që është i fokusuar te objektivat e PSG-së brenda këtë edicioni.