Categories: sport

PSG ndryshon strategji: nga shpenzimet rekord te fitimet e mëdha nga shitjet

Paris Saint-Germain po kalon një ndryshim të thellë në mënyrën se si menaxhon transferimet. Pas vitesh të karakterizuara nga blerjet me shifra marramendëse, klubi francez po shfaqet tashmë si një prej skuadrave që arkëtojnë më shumë nga largimi i lojtarëve.

Të lidhura

None found

Vetëm gjatë kësaj vere, PSG pritet të sigurojë 374.1 milionë euro nga transferimet. Kjo shumë mund të rritet deri në 400 milionë euro, nëse përfshihen edhe bonuset.

Zyrtarizimi i mundshëm i transferimit të Mbaye te Aston Villa për 60 milionë euro do ta ngjiste PSG-në në vendin e parë për të ardhurat nga shitjet këtë verë, përpara Aston Villës dhe Manchester Cityt.

Modeli i ri i klubit është veçanërisht i dukshëm në rastet e futbollistëve të blerë me kosto të ulët ose të formuar në akademinë e PSG-së.

Bradley Barcola u transferua për 45 milionë euro, ndërsa tashmë pritet të shitet për 145 milionë euro.

Mbaye, produkt i akademisë, mund të largohet për 60 milionë euro.

Kang-in Lee u ble për 22 milionë euro dhe pritet të sjellë 40 milionë euro nga shitja.

Kolo Muani mund t’i sigurojë klubit deri në 64 milionë euro në total përmes shitjes dhe huazimeve.

Kamara, gjithashtu i formuar në akademi, pritet të largohet për 4.1 milionë euro.

Për pesë prej këtyre lojtarëve, PSG ka investuar fillimisht rreth 210 milionë euro, ndërsa nga largimet e tyre synon të përfitojë afërsisht 400 milionë euro.

Këto shifra tregojnë se klubi nga Parisi nuk është më i përqendruar vetëm te blerja e emrave më të mëdhenj të futbollit. Strategjia tashmë konsiston në krijimin e vlerës te lojtarët dhe shndërrimin e saj në të ardhura.

Akademia e PSG-së po fiton një rol gjithnjë e më të madh në këtë qasje. Klubi po i kushton më shumë vëmendje talenteve dhe futbollistëve që përshtaten me filozofinë e trajnerit Luis Enrique.

Warren Zaire-Emery përfaqëson shembullin e një lojtari të akademisë që u shndërrua në pjesë të rëndësishme të ekipit të parë. Ndërkohë, Barcola, Mbaye dhe Kamara dëshmojnë se futbollistët e zhvilluar nga klubi mund të shiten më pas për shuma të konsiderueshme.

Ky transformim po ndodh në një periudhë kur PSG ka përjetuar suksesin më të madh sportiv në historinë e tij, duke fituar dy tituj radhazi të Ligës së Kampionëve.

Gjatë pesë afateve të fundit verore, PSG ka gjeneruar 788.55 milionë euro nga shitjet e lojtarëve dhe renditet i treti në Evropë, pas Chelseat dhe Manchester Cityt.

Ndërsa, në dhjetë afatet e fundit verore, të ardhurat e klubit parizien nga largimet kanë arritur rreth 1.15 miliardë euro.

PSG-ja që dikur identifikohej me transferimet rekord të Neymarit, Mbappés dhe yjeve të tjerë, po ndërton kështu një model të ri: më pak blerje të superyjeve për shuma të jashtëzakonshme, më shumë zhvillim talentesh dhe shitje me fitime të larta.

Kjo është metamorfoza e klubit nën drejtimin e Nasser Al-Khelaifit, Luis Camposit dhe Luis Enriques.

të fundit

Protest over Arlinda Zekaj’s killing starts today in Pristina and is expected to continue in the coming days

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

1 minute ago

Four parliamentary committees meet today: focus on the KIA, gender equality and energy bills

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…

2 minutes ago

Albert Sylaj taken to police station after arrest in Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

2 minutes ago

VIDEO/ Students reject him, Rama again invites young people to dialogue

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…

3 minutes ago

Experts call for oversight of police conduct during protests; BIRN: €2,500 reward could be perceived as political approval

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

3 minutes ago

Trump predicts imminent meeting between Putin and Zelensky on peace negotiations

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

4 minutes ago