Categories: sport

PSG – Manchester City, ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit

PSG dhe Man City do të përballen sonte në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në Champions League. Kjo përballja e sotme është ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit në botë, pasi dihet që këto klube kanë dy nga presidentët më të pasur, e rrjedhimisht sot kanë ndërtuar formacione me vlera të “çmendura”.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, skuadra e Manchester City vlen 1 miliard euro, 1.005 miliard për të qenë të saktë, ndërsa PSG arrin në 997.25 milionë euro.

Nëse të dyja palët vënë vlerën e tyre së bashku, ato tejkalojnë një total prej 2 miliardë eurosh, kështu që mund të thuash se kjo është ndeshja më e shtrenjtë e futbollit në botë.

Blerja më e shtrenjtë e verës

Ndërsa të dy klubet janë vënë pas trofeut të parë të Ligës së Kampionëve në historitë e tyre përkatëse, të dy skuadrat kanë investuar shumë këtë verë në talente të reja.

Sidoqoftë, është Manchester City që ka bërë nënshkrimin më të shtrenjtë të verës, Jack Grealish.

25-vjeçari i kushtoi klubit anglez 117.5 milionë euro nga Aston Villa, dhe nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare.

Afati kalimtar i verës i PSG-së nuk ka qenë asgjë më pak se i jashtëzakonshëm, me emra si Achraf Hakimi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma, Georginio Wijnaldum që të gjithë u bashkuan me klubin francez, për të mos përmendur fituesin e gjashtëfishtë të “Topit të Artë”, Lionel Messin.

të fundit

“Përvëlohet” Gadishulli Iberik/ Zjarre në Spanjë e në Portugali, temperatura mbi 40 gradë

Gadishulli Iberik, po përballet me valë të nxehti dhe zjarre të shumta, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C.…

3 minutes ago

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat…

23 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 31 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…

52 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 31 Korrik 2025/ Reshje shiu dhe shtrëngata në gjithë territorin

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht…

56 minutes ago

Horoskopi 31 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot në marrëdhënie do të ndjeni ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri,…

9 hours ago

Investimet e Kushner në Shqipëri, Rama: Ende po negociojmë për ishullin e Sazanit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane "Die Zeit" ku…

9 hours ago