Liverpooli po përgatitet të shtojë përpjekjet për transferimin e Bradley Barcolas këtë verë dhe drejtuesit e klubit pritet t’i paraqesin së shpejti Paris Saint-Germain ofertën e parë zyrtare për sulmuesin.
None found
Florian Plettenberg, gazetar i Sky Germany, raporton se “The Reds” janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta transferuar francezin në “Anfield”. Gjatë ditës parashikohen gjithashtu bisedime të tjera ndërmjet palëve.
Nëse fillimisht sigurohet marrëveshja me PSG-në, Liverpooli nuk parashikon pengesa në arritjen e një akordi me futbollistin për kushtet personale.
Barcola raportohet se synon të largohet nga “Parku i Princave” në këtë afat kalimtar për të filluar një aventurë të re. Kontrata e tij me kampionët e Francës është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.
PSG-ja, megjithatë, nuk planifikon ta lejojë lehtësisht largimin e një prej talenteve më të mëdhenj të ekipit. Klubi francez ka kontroll të plotë mbi situatën kontraktuale të 23-vjeçarit dhe kërkon 120 milionë euro për të dhënë miratimin për transferimin.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Liverpooli do të pranojë t’u afrohet pretendimeve financiare të PSG-së, ndërsa çështja Barcola pritet të shndërrohet në një prej sagave më të nxehta të merkatos verore.
Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…