Paris Saint-Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Francës, duke eliminuar Nicen me rezultat 3-1.
Pas 14 minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi parisienët në epërsi me një asistim të Fabian Ruiz.
Në minutën e 33-të, Ruiz ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, kur shënoi për 2-0 me një bashkëpunim me Ousmane Dembelen.
Katër minuta më vonë, Nice shqetësoi PSG-në, kur shënoi për 2-1 me anë të Gaetan Laborde.
Por, kalimin në gjysmëfinale të PSG-së e vulosi talenti Lucas Beraldo, kur shënoi në minutën e 60-të për 3-1.
Në gjysmëfinale, PSG do të ketë përballë Rennes, që eliminoi Le Puy-en-Velay. /Telegrafi/
Olsa Muhameti, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, ku ka rikujtuar shikueshmërinë e lartë të edicionit të kaluar…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet kërkesën e Ervin Salianjit për protesta. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Berisha,…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar për masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj avokatit Besart Logu ditën e…
Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit…
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenët e lidhur me Erion Veliajn. Mbi biznesmenët rëndojnë akuzat “Korrupsioni…
Elon Musk e ka humbur titullin e “personit më të pasur në botë” ndaj bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison. Pasuria…