Categories: sport

PSG-ja interesohet për Ibrahim Mazën, gati të lëvizë në janar për talentin e Leverkusenit

Paris Saint-Germain po shqyrton mundësinë e përforcimit të sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Khvicha Kvaratskhelia është dëmtuar. Në fokusin e klubit francez ka përfunduar Ibrahim Maza, mesfushori ofensiv i Bayer Leverkusenit.

Florian Plettenberg nga SkySport raporton se drejtuesit e PSG-së kanë komunikuar me përfaqësuesit e futbollistit algjerian për t’i shprehur interesimin e tyre për një transferim gjatë merkatos së dimrit.

Të lidhura

None found

Kampionët e Francës po kërkojnë një alternativë shtesë për repartin ofensiv të ekipit të drejtuar nga Luis Enrique, me synim që të zbusin mungesën e Kvaratskhelias, i cili po rikuperohet nga një lëndim në gju.

20-vjeçari Maza e ka nisur në mënyrë pozitive sezonin 2026/27 me Bayer Leverkusenin. Në 10 paraqitje zyrtare, ai ka shënuar tri gola dhe ka dhënë tri asistime.

Forma e tij ka bërë që drejtuesit parisienë ta konsiderojnë si një futbollist që mund të sjellë më shumë kreativitet dhe ritëm në fazën sulmuese.

Megjithatë, trajneri Luis Enrique ka bërë të qartë publikisht se dëmtimi i futbollistit gjeorgjian nuk nënkupton domosdoshmërisht se PSG-ja do të transferojë një lojtar të ri.

Tekniku spanjoll ka pranuar gjithashtu se klubi po monitoron zhvillimet dhe mundësitë që ofron tregu i transferimeve.

Profili i Mazës është veçanërisht tërheqës për parisienët, pasi ai mund të aktivizohet në qendër dhe të luajë edhe në krahët e repartit ofensiv.

Ndërkohë, Bayer Leverkuseni nuk dëshiron ta humbasë lojtarin në mes të sezonit. Klubi gjerman po përgatit një propozim të ri për zgjatjen e kontratës së tij përtej qershorit të vitit 2030, ndërsa synon ta vlerësojë rritjen e tij edhe me një pagë më të lartë.

Leverkuseni synon ta mbajë Mazën në skuadër, një qëndrim që mund t’ia komplikojë PSG-së përpjekjet për të arritur marrëveshje për transferimin e tij.

Përfaqësuesit e futbollistit pritet të takohen me drejtuesit e klubit gjerman gjatë nëntorit për të diskutuar kushtet e kontratës së re.

Megjithatë, PSG-ja vazhdon ta ndjekë situatën e 20-vjeçarit dhe mund të veprojë konkretisht për transferimin e tij nëse bisedimet mes Mazës dhe Leverkusenit nuk ecin në drejtimin e pritur.

Klubi francez po e shqyrton mundësinë që ta dërgojë një ofertë zyrtare që në afatin kalimtar të janarit.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago