Categories: sport

PSG-ja e sheh Ez Abdën si alternativë për të zëvendësuar Kvaratskhelias

Pas dëmtimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelias, Paris Saint-Germain ka nisur të analizojë opsionet e mundshme në merkaton e transferimeve. Në mesin e emrave të konsideruar nga kampionët francezë raportohet edhe anësori maroken i Real Betisit, Ez Abde.

Kvaratskhelia pësoi këputje të ligamentit ACL gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, dëmtim që pritet ta lërë jashtë fushës për disa muaj.

Të lidhura

None found

Përballë kësaj situate, trajneri Luis Enrique dhe drejtuesit e PSG-së po kërkojnë një përforcim të ri për repartin ofensiv.

Paraqitjet e Abdës me fanellën e Betisit kanë bërë që ai të tërheqë vëmendjen e klubit parisien.

Gjatë sezonit të kaluar, 24-vjeçari realizoi 15 gola dhe dha 13 asistime në 43 ndeshje. Në edicionin aktual 2026/27, ai ka shënuar tri gola në shtatë takime të kampionatit, ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në garat evropiane.

Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje për transferimin e tij mund të jetë e komplikuar. Kontrata e Abdes me klubin spanjoll skadon në qershor të vitit 2029 dhe drejtuesit e Betisit nuk kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij me kushte të favorshme.

Sipas raportimeve, skuadra nga Sevilja do të kërkojë të paktën 55 milionë euro për ta lënë të lirë anësorin, një shifër që i afrohet klauzolës së lirimit prej 60 milionë eurosh.

të fundit

Trençevska: Ribalancimi i dytë dëshmon dështim fiskal dhe papërgjegjshmëri qeveritare, qytetarët paguajnë pasojat

"Ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është një dokument që nuk përfaqëson thjesht një rregullim kozmetik ose teknik,…

1 minute ago

Ligji për Specialen mbetet pa lëvizje në Kuvend, ndonëse PDK-ja kërkoi përfundimin brenda katër javësh

Presidentja Justina Shiroka-Pula ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara pas kërkesës që Grupi Parlamentar i PDK’së i bëri…

1 minute ago

Noah Wyle shpallet mashkulli më seksi në botë nga revista People

Aktori i njohur i serialit “The Pitt”, Noah Wyle, është shpallur fitues i titullit “Mashkulli më seksi në botë” nga…

3 minutes ago

Arrestohet në Tangier drejtuesi i dyshuar i rrjetit të drogës në Spanjë, 86 persona në pranga dhe 11 tonë hashash të sekuestruar

Autoritetet spanjolle dhe marokene kanë goditur një nga rrjetet e mëdha të trafikimit të kanabisit në Spanjë, duke arrestuar 86…

6 minutes ago

Studentët dhe qytetarët marshojnë nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Protestuesit kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke u drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë. Pas grumbullimit në…

8 minutes ago

Granit Xhaka rikthehet në nëntor, Zvicra i jep fund pezullimit

Granit Xhaka dhe Breel Embolo do të jenë sërish të gatshëm për Kombëtaren e Zvicrës nga muaji nëntor, pasi Federata…

18 minutes ago