sport

“PSG interesohet për mua? Jo faleminderit, dua të pensionohem te Barcelona

Pas një sezoni të komplikuar nga dëmtimet, Ansu Fati synon të jetë një nga lojtarët e rëndësishëm të Barçës sezonin e ardhshëm dhe sulmuesi dha një intervistë në kanalin francez “Canal+’ në të cilën u pyet për interesin e pretenduar që kishte Paris Saint – Germain firmosi atë vitin e kaluar. Ansu e bëri të qartë se ai mendon vetëm për Barçën dhe as nuk e dinte që PSG ishte pas tij.

Fati ka në mendje vetëm suksesin në “Camp Nou” dhe pranoi se ishte e veçantë të trashëgonte numrin 10-të të Lionel Messit.

A është PSG e interesuar për të nënshkruar me mua? “E vërteta është se nuk e di. Këto janë gjëra që agjenti im dhe prindërit e mi i kanë. Që në fillim të gjithçkaje i thashë agjentit tim dhe babait tim se cili ishte qëllimi im, që ishte të qëndroja. Në klub e kam të qartë në kokën time, po, shpresoj të mund ta bëj të gjithë karrierën time këtu.

Me largimin e Leos pata një numër tjetër që ishte 17. Më thirri klubi dhe më tha propozimin që kishin, se donin të ma jepnin numrin 10-të. Klubi më tha që kapitenët e pranuan dhe për mua është një nder. Nëse je te Barça, duhet të jesh i përgatitur për gjithçka. Leo i ka dhënë shumë Barçës dhe duke e parë atë në një klub tjetër. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, ka theksuar sulmuesi.

Gjatë intervistës, Fati u pyet për rekordet e shumta që ka thyer në karrierë dhe sulmuesi theksoi se tani i  vlerëson më shumë pas kalvarit të tij me lëndimet.

“Jam i lumtur që kam ato nota. As që mendoj për të gjitha rekordet që kam thyer. Më kanë thënë gjithmonë pas ndeshjeve. Ansu duhet të vish të bësh një intervistë sepse ke thyer rekord. Per momentin nuk i dhashë rëndësinë se çfarë është, sepse thjeshtë dua të luaj dhe s’më intereson asgjë tjetër” ka përfunduar Fati. /h.ll/albeu.com

të fundit

“Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli”/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, jo më ti kërkoj firmën

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka reaguar për akuzat se ishte ai që ka…

12 minutes ago

“Topi i Artë 2025” / Kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare,…

31 minutes ago

“Nëse ka mundësi për diçka, ai bën maksimumin”, Jul Deda flet pas deklaratave të Bes Kallakut

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas deklaratave emocionale të Bes Kallakut. Në një…

32 minutes ago

Bekim Balaj nderohet me “Këpucën e Artë” në prezencën e legjendës Esteban Cambiasso: Vioresin Sinani idhull për mua, pres të bëhem baba

Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj u nderua në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, si “Këpuca e Artë” për edicionin…

44 minutes ago

Zjarr në një apartament në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë shtëpinë

Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e…

2 hours ago

Emocione dhe tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të jetë e mbushur me përplasje dhe emocione të forta. Produksioni…

2 hours ago