Categories: sport

PSG gati të flijojë Fabian Ruiz për të siguruar talletin e Barcelonës, Gavi

Paris Saint-Germain po përgatit një revolucion në repartin e mesfushës gjatë kësaj vere, teksa qëndrimi i Fabian Ruiz në klub duket gjithnjë e më i pasigurt.

Të lidhura

None found

Formacioni i drejtuar nga Luis Enrique sapo ka mbyllur një nga vitet më të lavdishme të ekzistencës së tij, duke u kurorëzuar me pesë trofe madhorë, përfshirë kampionatin francez dhe Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë rresht. Pavarësisht suksesit, drejtuesit e kampionëve të Francës tashmë kanë vënë në lëvizje makinerinë e merkatos.

Në kryeqytetin francez ka mbërritur Lucas Digne nga Aston Villa, ndërkohë që reparti ofensiv ka pësuar një goditje me largimin e Gonçalo Ramos drejt Milanit. Kjo ka shtyrë skuadrën të vërë në shënjestër emra si Ferran Torres dhe Julian Alvarez, për të cilët vijojnë kontaktet.

Vëmendja megjithatë është përqendruar edhe te mesi i fushës. Fabian Ruiz ka dhënë kontribut të çmuar gjatë gjithë sezonit me fanellën e PSG-së dhe ka vijuar me ekspozita të spikatura edhe me kombëtaren spanjolle në Kupën e Botës, fakt që ka ndezur interesimin e gjigantëve të tjerë të kontinentit.

Burime nga “El Nacional” raportojnë se Luis Enrique është i hapur ndaj idesë së shitjes së Fabian Ruiz, me kusht që kjo lëvizje të ndihmojë klubin t’i afrohet objektivit kryesor të merkatos, talentit të Barcelonës, Gavi.

Tekniku iberik e sheh Gavin si elementin perfekt për të kompletuar skemën e tij, dhe presidenti Nasser Al-Khelaifi është plotësisht i ndërgjegjshëm për kërkesën e lartë që ekziston rreth ish-lojtarit të Napolit, si dhe për faktin që rrethanat e kontratës mund ta shtrëngojnë PSG-në të marrë një vendim përfundimtar.

Sipas të njëjtave thashetheme, vetë Fabian Ruiz ka preferuar të ngrijë çdo negociatë për të ardhmen e tij deri në mbylljen e Kupës së Botës 2026. Ky vendim mund t’i ofrojë PSG-së një dritare mundësie për të provuar një ofensivë ndaj Barcelonës për shërbimet e Gavit në javët në vijim.

Në garë për mesfushorin spanjoll kanë hyrë edhe Real Madridi dhe Atletico Madridi, edhe pse deri më tani asnjëra palë nuk ka materializuar ndonjë ofertë zyrtare për kartonin e tij.

Zgjedhja e ardhshme e klubit parisien pritet të diktohet pikërisht nga shanset për të realizuar afrimin e Gavi, i cili vijon të jetë prioriteti numër një i Luis Enriques për të përforcuar qendrën e fushës./

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

57 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago