sport

PSG gati të bëjë ofertë mbi 85 milionë euro për nënshkrimin e Marcus Rashford si zëvendësues të Kylian Mbappes

PSG është gati të nisë një përpjekje për të nënshkruar me Marcus Rashford si zëvendësues të Kylian Mbappe në verë, shkruan Mirror.

Skuadra franceze është e gatshme të testojë Manchester Unitedin dhe është e hapur për të bërë një ofertë hapëse prej rreth 87 milionë euro për sulmuesin.

Djajtë e Kuq thuhet se mund të tundohen nga një ofertë e madhe për Rashford, por ata e vlerësojnë të diplomuarin e tyre në akademinë e të rinjve me rreth 116 milionë euro.

Man United do të mund të shpenzonte ndjeshëm në transferime gjatë verës nëse do të shiste anglezin, por ata nuk kanë marrë vendimin përfundimtar për të shitur anglezin.

Rashford kohët e fundit insistoi në angazhimin e tij ndaj Man United dhe se si dëshiron të bëhet një histori e madhe suksesi në klub.

PSG kishte bërë të pamundurën për të nënshkruar me anësorin 26-vjeçar në afatin e verës 2022, por Marcus vendosi t’i refuzojë ata dhe të qëndrojë në “Old Trafford”.

Me shitjen e Mbappes, PSG do të futet në treg për një anësor që do t’i mbante parisienët në nivel me klubet e tjera.

Rashford e ka nisur keq, por ka shënuar në dy paraqitjet e tij të fundit për të çuar numrin në shtatë gola dhe gjashtë asistime këtë sezon. /Telegrafi/

Tags: Ligue 1PSG

të fundit

Olsa Muhameti shigjeton Top-Channel?! Zgjedh fituesin e Big Brother VIP Albania për të reklamuar audiencën e jashtëzakonshme në Kosovë

Olsa Muhameti, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, ku ka rikujtuar shikueshmërinë e lartë të edicionit të kaluar…

6 minutes ago

Berisha mbështet kërkesën e Salianjit për protesta: Jam 100% dakord. Do të nisin…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet kërkesën e Ervin Salianjit për protesta. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Berisha,…

7 minutes ago

I mori 8 mijë euro klientit për ta liruar nga burgu, SPAK reagon për arrestimin e avokatit Besart Logu

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar për masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj avokatit Besart Logu ditën e…

26 minutes ago

Presidenti i UEFA-s Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së

Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit…

39 minutes ago

Akuzohen për korrupsion aktiv/ Kush janë biznesmenët e dërguar për gjykim të lidhur me Erion Veliajn?

SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenët e lidhur me Erion Veliajn. Mbi biznesmenët rëndojnë akuzat “Korrupsioni…

41 minutes ago

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë! Kush është në krye tani?

Elon Musk e ka humbur titullin e “personit më të pasur në botë” ndaj bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison. Pasuria…

1 hour ago