Categories: sport

PSG fiton klasiken me Lyon dhe merr kreun (VIDEO)

PSG mer fitoren e parë këtë sezon ndaj një kundërshtari që renditet në 4 vendet e para të klasifikimit, duke mposhtur pastër në shtëpi Olimpique Lyonin 4-2. Në transfertën e javës së 30-të Pochettino shkonte pa Mauro Icardin e dëmtuar, me Neymarin në stol dhe Moise Kean dhe Kylian Mbappe në fushë. Në krahun tjetër, Rudi Garcia kërkon fitoren me kapitenin Memphis Depay në majën e sulmit.

Humbja e Lille vinte në pozita më kërkuese dy skuadrat, pasi fitorja e secilës prej tyre do të përkthehej me komandën e kampionatit. Kampionët në fuqi nuk u dhanë asnjë shans kundërshtarëve, teksa kaluan shumë shpejt në avantazh në minutën e 15-të me anë të Mbappesë.

Të lidhura

None found

Dominimi i miqve vazhdoi dhe Danilo Pereyran që shënoi golin e dytë pas një topi të ulur në mënyrë perfekte nga kapiteni Marquinhos. Në pjesën e dytë pritej reagimi i Lyonit, por në fakt ishte Di Maria që me realizimin e tij në minutën e 47-të i dha një goditje të rëndë psikologjike skuadrës së Garcias.

Pesë minuta më vonë ishte sërish Mbappe që shfrytëzoi një kundërsulm për të plotësuar pokerin në një mbrëmje që deri në këto çaste kishte një drejtim. Lyon provoi të reagonte dhe Islam Slimani shënoi golin e parë në minutën e 62-të, vetëm pesë minuta pasi kishte zënë vendin e kapitenit Depay.

Parisi u mjaftua me kontrollin e lojës ndërkohë që vendasit shënuan një tjetër gol në të 82-ën. Realizime që kishin vlera statistikore, pasi PSG mori tri pikët dhe kreun e klasifikimit në Ligue 1.

të fundit

In Zubin Potok, police find and seize weapons and ammunition in a barn

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…

1 minute ago

Bajrami criticizes Kurti over budget delay: “The party is determining the order of institutions

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…

2 minutes ago

Germany protests with Generation Z / More than 68,000 young people oppose policies: “They are taking away our future

Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…

2 minutes ago

BBC reports on student protests in Albania: Rama’s resignation demanded, clashes with police

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…

3 minutes ago

Student Livia Dedej: The protest belongs to citizens, not political parties

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…

3 minutes ago

The frightening figure after four years of war: How many troops has Russia lost in Ukraine?

Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…

4 minutes ago