sport

PSG fiton klasiken franceze falë golave të Neymar dhe Mbappe (VIDEO)

Ndeshja midis PSG dhe Marseille ka qënë një sfidë tipike klasike, ku nuk kanë munguar golat, rastet e bukura dhe tensionet gjatë lojës, ku rezultati final ishte 2-1 për PSG.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me një gol të mrekullueshëm të Neymar në minutën e 12-të pas asistimit perfekt të Verrattit. Goli i barazimit për Marseillen erdhi në minutën e 31-të, ku Donnarumma bëri një dalje të gabuar brenda zonës duke krijuar dhe një rrëmujë aty, dhe Caleta-Car përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Të lidhura

None found

Messi realizoi në minutën e 41-të por VAR ndërhyri për të dhënë pozicion jashtë loje. Por pak sekonda para se të mbaronte pjesa e parë, Mbappe kaloi në avantazh PSG në minutën e 49-të të shtesës me penallti.

Pjesa e dytë ishte me raste dhe disa ndërhyrje me pasojë kartonash. Në minutën e 85-të Saliba shënoi për Marseillen por VAR ishte përsëri protagonist duke anuluar golin dhe duke qetësuar PSG nga një barazim në minutat e fundit./ h.ll/albeu.com

Tags: MarseillePSG

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago