Categories: sport

PSG e ka ndarë mendjen, refuzon edhe ofertën e fundit të Realit për Mbappe

Dopieta e shënuar në transfertën ndaj Reimsit, nuk do të jetë e fundit e Kylian Mbappesë me fanellën e Paris Saint Germain, pasi klubi francez vijon të bëjë rezistencë ndaj Realit të Madridit dhe nuk ka ndërmend ta shesë.

Drejtuesit e PSG-së janë treguar të qartë, që do të lejojnë Mbappe të largohet nga “parku i Princave” vetëm me kushtet e tyre, ose përkthyer ndryshe në rast të një oferte prej të paktën 200 milionë eurosh.

Deri tani Reali i Madridit ka shkuar deri në 170 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të rritë ofertën, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist që vetëm 10 muaj më vonë do të jetë i lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij.

Megjithatë kjo ofertë është refuzuar prerë nga drejtuesit e PSG-së, të cilët duken më të bindur se kurrë që Mbappe do të vijojë të qëndrojë në kryeqytetin francez edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa në Madrid ka rënë ndjeshëm optimizmi që mbizotëronte në mediat pranë klubit të Realit.

Edhe vetë Mbappe duket i qetë në Paris dhe për asnjë moment nuk ka provuar të ushtrojë presion ndaj drejtuesve të klubit për t’u larguar, ndaj nëse nuk vjen ndonjë sulm në momentet e fundit nga ana e Realit të Madridit, sulmuesi francez do të formojë treshen sulmuese me Messin dhe Neymar sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër Nasser Al Khelaifi ka vendosur me kënaqësi të marrë përsipër riskun që mund ta humbë Mbappe me parametra zero, pasi shpreson se gjatë këtij sezoni do të mund ta bindë atë të firmosë një tjetër kontratë me klubin francez.

Thënë ndryshe, nëse nuk përfundon brenda 48 orëve të ardhshme, telenovela Mbappe pritet të vijojë gjatë gjithë sezonit, me drejtuesit e PSG-së që do të lëvizin gjithçka për të zgjatur kontratën e sulmuesit 22-vjeçar.

të fundit

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X…

6 minutes ago

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një…

20 minutes ago

“Kërkohet masa e paraburgimit për Noizy-n”/ Media zvicerane: Reperi performoi me kryeministrin Rama gjatë fushatës zgjedhore

Policia zvicerane ka arrestuar të shtunën reperin shqiptar Noizy në aeroportin e Zyrihut. Arrestimi i tij u bë me urdhër…

27 minutes ago

Trump: Ka shumë gjasa për armëpushim në Gaza brenda javës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi sot se ekziston një “mundësi shumë e mirë” që të arrihet një armëpushim në…

55 minutes ago

Ermal Mamaqi: “Nëse ti nuk shitesh, ti nuk vlen!”

I ftuar në episodin e katërt të “Flet” me Ilnisa Agolli, aktori Ermal Mamaqi foli për vështirësitë e tij në…

1 hour ago

Po fejohet? Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Lajme të papritura vijnë nga finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu. Me shumë gjasë, ajo është fejuar! Kjo lihet të kuptohet…

2 hours ago