sport

PSG e gjen te Arsenali zëvendësuesin e Mbappes, gati të paguajë mbi 160 milionë euro

Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë mbi 160 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, si zëvendësues të Kylian Mbappe, sipas raportimeve.

Gjigantët francezë tashmë po përgatiten për jetën pas Mbappes, i cili do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij këtë verë.

Të lidhura

None found

Muajin e kaluar, ai u pa në një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, megjithëse u raportua se çdo përpjekje për të bindur kapitenin e Francës të qëndronte në PSG nuk ishte në rendin e ditës.

Mbappe ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madrid si një transferim i lirë, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim nga asnjëra palë se një marrëveshje është e afërt.

Sipas gazetës spanjolle Marca, 24-vjeçari ka folur rregullisht me dy ish-lojtarë të Realit – legjendën e Los Blancos Sergio Ramos dhe shokun e tij aktual të skuadrës në PSG, Achraf Hakimi – për jetën e tij të mundshme në Madrid nëse ai nënshkruan për klubin.

PSG ka filluar të ndjekë një politikë transferimi që synon të sjellë talente franceze, me Ousmane Dembele, Randal Kolo Muani dhe Nordi Mukiele që të gjithë mbërritën në Parc des Princes verën e kaluar.

Lojtarë të tjerë të rinj vendas si Warren Zaire-Emery dhe Bradley Barcola po luajnë gjithashtu role kyçe në skuadër.

Megjithatë, PSG-ja është ende në kërkim të talenteve evropiane dhe ka vendosur për yllin e Arsenalit, Saka si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Mbappe.

Kjo është sipas gazetës spanjolle Fichajes, të cilët pretendojnë se Saka është në krye të listës së tyre të ngushtë për verën.

Megjithatë se a do ta lëshojë Arsenali top lojtarin e tyre në verë mbetet të shihet. /Gazeta Express/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

45 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago