Categories: sport

PSG dhe Argjentina arrijnë një marrëveshje në lidhje me Messin

Klubi francez dhe kombëtarja argjentinase kanë arritur në një marrëveshje në lidhje me minutat e lojës së Lionel Messi-t.

Messi ka munguar ndeshjet e fundit me PSG sepse pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes në Champions ndaj Leipzig. Edhe pse i dëmtuar trajneri Argjentinës e thirri Messin për të luajtur në ndeshjet e grupeve për “Qatar 2022”. Për këtë gjë drejtori sportiv i PSG, Leonardo, u shpreh i pakënaqur publikisht duke thënë se Messi është i dëmtuar e nuk duhej thirrur nga kombëtarja.

Scaloni e replikoi duke thënë se nuk kanë si qëllim të agravojnë situatën e sulmuesit por duke e studiuar nga afër situatën e tij do të arrinin në një përfundim e vendim. Tekniku Scaloni gjithësesi e ka mirëkuptuar shqetësimin e Leonardos dhe ka vepruar duke e aktivizuar Messin ndaj Urugait vetëm 20 minuta në fundin e lojës dhe duke i thënë që të mos rrezikojë shumë me ndërhyrjet e kundërshtarit.

Messi e nisi ndeshjen nga stoli duke bërë kështu herën e tij të parë pas 5 vitesh që e nis një ndeshje të kombëtares jo si titullar.

PSG tashmë pret që Messi të kthehet në formë fizike të mirë dhe nga ana tjetër Scaloni po e përgatit Messin të rikuperojë veten në 100% nga dëmtimi dhe të shpërthejë në supersfidën ndaj Brazilit./h.ll/albeu.com

të fundit

Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës

Vatra zjarri kanë përfshirë edhe Tiranën, konkretisht në zonën e Bërzhitës. Siç raportohet vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat…

3 minutes ago

Plas grushti në Shengjin! Disa persona konfliktohen për një vend parkimi, njëri prej tyre përfundon te Trauma në gjendje të rëndë

Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmje ne sotme në Shëngjin. Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti ka…

31 minutes ago

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të…

39 minutes ago

Ish-anëtari i Babastars bëhet baba për herë të dytë, emocionon me postimin e tij

Agon Amiga, reperi i njohur dhe ish-anëtari i grupit Babastars, ka ndarë së fundmi një moment shumë të veçantë nga…

1 hour ago

Shtetet evropiane deklaratë të përbashkët: Izraeli duhet të tërheqë menjëherë vendimin e tij për të pushtuar plotësisht Gazën

Përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar , Danimarkës , Francës , Greqisë dhe Sllovenisë , në një deklaratë të përbashkët para…

2 hours ago

Alarm në Poliçan, kryebashkiaku kërkon përforcime, zjarri po shkon drejt Uzinës së Armëve

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë…

2 hours ago