Nasser Al Khelaifi, i cili shqyrtoi çështjet aktuale të PSG-së në një intervistë për “MARCA”, ka pranuar gjithashtu se ata kanë qenë të nxituar me objektivin e tyre për të fituar Champions League.
Presidenti i klubit francez shpresonte gjithashtu se dy nga yjet më të mëdhenj të klubit do të shkëlqenin në Kupën e Botës në vazhdim,,. Përpara se të diskutonte se çfarë duhej të bënte klubi gjatë merkatos së dimrit.
None found
“A ishte një gabim në të shkuarën kur menduam se do të fitonim Champions League? Ndoshta, nuk është turp të thuhet se kemi bërë gabime. A do të forcojmë klubin në merkaton e verës? Do të shohim, por nuk mendoj kështu pasi jemi të kompletuar.
Ne nuk kemi nevoj për askënd tani. Duhet të mbajmë të njëjtin ekip. Mendoj se kemi gjetur një frymë kolektive dhe po bëjmë mirë.
E ardhmja e Messit dhe Mbappe? Të jem i sinqertë, unë mendoj se ata duhet të fokusohen tani vetëm te Kupa e Botës. Ky vit është viti i tyre, duhet të bëjnë maksimumin me kombin që përfaqësojnë. Shpresoj që Messi dhe Mbappe të jenë më të mirët e këtij turneu prestigjoz, pastaj do të flasim për të ardhmen e tyre me klubin tonë”, është shprehur numri një i PSG-së./ h.ll/albeu.com
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…
Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ashpërsimin…