Vitor Roque ka shënuar edhe golin e dytë me fanellën e Barcelonës, megjithatë fundi nuk ishte i mirë për të pasi u përjashtua me karton të kuq.
VAR-i gjatë ndeshjes Alaves kundër Barcelonës nuk mundi të kontrollonte episodin e kartonit të kuq të Vitor Roque pasi atij iu dha një të verdhë të dytë, jo një të kuq direkt.
None found
VAR-i nuk lejohet të kontrollojë asnjë episod që ka të bëjë me kartonët e verdhë. Pra, mund të fajësojmë vetëm gjyqtarin që në njëfarë mënyre e konsideroi këtë si një faull të brazilianit.
Është e qartë se Roque nuk është fajtor këtu. Nuk kishte pothuajse asnjë kontakt me Rafa Marin. Vitor Roque mori një të verdhë të dytë dhe u përjashtua në minutën e 72-të kundër Alaves.
Ndërkohë trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se do të apelojnë kartonin e kuq të sulmuesit brazilian.
“Ne do të apelojmë kartonin e dytë të verdhë të Vitor Roque . Është e qartë se është një gabim, një tjetër gabim… largimi i tij është shumë i padrejtë,” tha Xavi pas ndeshjes.
Pas kësaj fitore Barcelona është në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë, shtatë më pak se Real Madridi që zë vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…