Interi do të përballet me Paris Saint-Germain të shtunën mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe ndërsa trajneri Simone Inzaghi shpreson që ndeshja të mbyllet brenda kohës së rregullt, ekziston mundësia që fati i trofeut të vendoset përmes gjuajtjeve të penalltive.
Nëse ndodh një skenar i tillë, Hakan Calhanoglu do të jetë lideri i Interit për penalltitë. Mesfushori turk ka një rekord mbresëlënës: 49 gola nga 55 tentativa gjatë karrierës së tij, përfshirë 19 nga 20 në Serie A.
Megjithatë, Calhanoglu ka zhvilluar vetëm dy ndeshje të plota (90 minuta) në 14 paraqitje në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, çka e bën të pasigurt praninë e tij në fushë nëse ndeshja shkon në penallti.
Në rast se ai nuk është më në lojë, Kristjan Asllani shihet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë përsipër ekzekutimin e penalltive. 23-vjeçari është ndër lojtarët më të përgatitur për këtë detyrë, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport.
Një tjetër alternativë është mesfushori Henrikh Mkhitaryan, i cili ka realizuar 12 gola nga 15 tentativa në karrierë dhe mund të përfshihet nëse është ende në fushë.
Po ashtu, Mehdi Taremi – që pritet të nisë ndeshjen nga stoli – është një tjetër specialist i penalltive, me 59 gola të shënuar dhe 10 të humbur gjatë karrierës së tij.
Edhe emra si Lautaro Martinez, Francesco Acerbi, Piotr Zielinski dhe Nicola Zalewski konsiderohen të gatshëm për të marrë përgjegjësinë e penalltive, në varësi të pranisë së tyre në fushë.
Nga ana tjetër, La Gazzetta dello Sport raporton se për PSG-në, lojtarët më të mundshëm për të marrë përsipër gjuajtjet e 11-metërshave janë Vitinha, Goncalo Ramos, Ousmane Dembele dhe Desire Doue.
Një finale që mund të vendoset nga pika e bardhë pritet të ofrojë një spektakël të vërtetë për të gjithë tifozët e futbollit.
Kryeministri Edi Rama komentoi faktorët që, sipas tij, ndikojnë në mbijetesën e gjatë në politikë. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”,…
Presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Ukrainës që të “lëvizë shpejt” në negociatat mbi një plan për t’i dhënë…
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa reflektime personale mbi rrugëtimin e tij politik, sakrificat e bëra ndër vite dhe…
Janë zbardhur argumentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet heqja e imunitetit dhe…
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar banues në Maliq. Ndaj tij Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,…