Categories: sport

“Pse jo ne?”/ Pochettino i dha SHBA-së një mendësi të re dhe tani sheh të mundur surprizën e madhe

Mauricio Pochettino po kalon një nisje mbresëlënëse me Shtetet e Bashkuara në Kupën e Botës 2026, por trajneri argjentinas thekson se kjo ecuri nuk është produkt i rastësisë.

Pas sukseseve të qarta kundër Paraguait (4-1) dhe Australisë (2-0), ai shpjegoi se pengesa më e vështirë për t’u kapërcyer nuk lidhej me aspektin taktik, por me transformimin e mendësisë së skuadrës.

Të lidhura

None found

Kur mori drejtimin e përfaqësueses amerikane në vitin 2024, Pochettino besonte se po hynte në një projekt të konsoliduar në prag të Botërorit që do të zhvillohej në shtëpi. Por, sipas tij, panorama që gjeti ishte krejt tjetër.

“Situata ishte më e keqe sesa e kishim imagjinuar. Ne erdhëm plot energji dhe entuziazëm, por morëm një goditje të fortë kur kuptuam se jo të gjithë e shihnin Botërorin me të njëjtën urgjencë si ne”, tha ai.

Një kthesë e rëndësishme erdhi në fund të vitit 2025, kur tekniku kuptoi se grupi ende nuk ishte bindur plotësisht për forcën e vet.

Në një takim me lojtarët, ai solli në vëmendje rastet e Koresë së Jugut dhe Marokut, skuadra që kishin firmosur befasi të mëdha në Kupën e Botës.

“Pse jo ne?”, ishte pyetja që ai u drejtoi futbollistëve.

Kjo shprehje është shndërruar tashmë në moton e kombëtares amerikane dhe është vendosur me shkronja të mëdha në zyrën e trajnerit.

Pochettino pranoi gjithashtu se disfatat ndaj Panamasë dhe Kanadasë në Ligën e Kombeve të CONCACAF-it gjatë vitit 2025 ishin të rënda, por njëkohësisht të domosdoshme.

“Ato humbje i bënë të gjithë të kuptonin se, nëse vazhdonim në atë rrugë, nuk do të ishim gati për Kupën e Botës”.

Pas asaj periudhe, ai rriti ndjeshëm konkurrencën në ekip dhe ua bëri të qartë të gjithëve se askush nuk e kishte të sigurt një vend në skuadër.

Sot, trajneri thotë se ndihet më i qetë se kurrë më parë. Ndryshe nga periudha kur ishte futbollist i Argjentinës në Botërorin 2002 dhe emocionet nuk e linin të flinte, tani ai shkon në shtrat me bindjen se ekipi i tij do të japë gjithçka në fushë.

“Kur ndien se energjia është e mirë dhe grupi është i bashkuar, nuk ke nevojë të thuash shumë. Lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë”, deklaroi ai.

Me SHBA-në që tashmë është kualifikuar si kryesuese e Grupit D, Pochettino beson se ekipi i tij ka arsye të vazhdojë të ëndërrojë.

Dhe e gjithë kjo, sipas tij, nisi nga një pyetje e thjeshtë mes trajnerit dhe skuadrës: “Pse jo ne?”.

të fundit

Unicode përgatit emoji të reja për përdoruesit në 2027

A jeni lodhur duke përdorur të njëjtat emoji të vjetra në të gjitha mesazhet tuaja ? Epo, nuk keni pse…

3 minutes ago

Deklarata e Paunoviqit shkakton reagime në Gjermani: E papranueshme

Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale Snezhana Paunoviq se po të ishte në vend të Sllobodan…

3 minutes ago

LSDM: Lirimi i Llatasit pas Gruevskit tregon kontrollin e Mickoskit mbi Prokurorinë

Partia opzitare LSDM sot, përmes një kumtese, akuzoi se lirimi i Dragan Pavlloviq Llatasit, pasi Prokuroria është tërhequr nga aktakuza…

12 minutes ago

Ballkani – Connah’s Quay, formacionet zyrtare: Karoglan zgjedh një përbërje sulmuese

Ballkani ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e kthimit ndaj Connah's Quay Nomads në raundin e parë kualifikues të Ligës…

21 minutes ago

Bajrami e diskuton me Sorensenin deklaratën e ministres serbe: Shprehu publikisht atë që mendon Vuçiq

Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe kreu i ekipit negociator, Agron Bajrami, tha se e ka ngritur për diskutim me…

25 minutes ago

Video/ Raportohet për një tjetër goditje amerikane në Iran, raketa pranë Bandar Abbasit në Hormuz

Agjencia iraniane e lajmeve Fars njoftoi për një sulm të ri amerikan me raketa në afërsi të Bandar Abbasit, qytet…

33 minutes ago