sport

Protestuesit iranianë festojnë eliminimin nga Kupa e Botës, ja arsyeja

Protestuesit anti-qeveritar në Iran kanë festuar eliminimin e ekipit të tyre kombëtar në futboll nga Kupa e Botës, pas humbjes që pësoi Irani nga Shtetet e Bashkuara.

Në videot e postuara në rrjetet sociale janë shfaqur qytetarë duke vallëzuar në rrugë dhe duke i rënë borive të makinave në Teheran dhe në qytete të tjera të martën mbrëma.

Të lidhura

None found

Shumë iranianë kanë refuzuar që të mbështesin ekipin e tyre të futbollit në kampionatin që po mbahet në Katar, pasi e shohin atë si përfaqësim të Republikës Islamike.

Mediat e afërta me pushtetin kanë fajësuar forcat armike brenda dhe jashtë Iranit se u kanë bërë presion të padrejtë lojtarëve.

Lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin kombëtar gjatë ndeshjes së parë, ku u mposhtën 6:2 nga Anglia. Moskëndimi i himnit duket se ishte shprehje e solidaritetit me protestuesit.

Por, në ndeshjen pasuese me Uellsin, që e fituan 2:0, ata kënduan himnin kombëtar.

Disa protestues e panë këtë si tradhti ndaj kauzës së tyre edhe pse kishte raportime se lojtarët kishin qenë nën presion nga autoritetet iraniane.

Në Iran ka trazira për 10 javë rresht, që nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, 22-vjeçares që u arrestua në Teheran nga policia e moralit nën akuza për shkelje të rregullave të hixhabit.

Në videot e postuara të martën mbrëma u panë protestuesit duke festuar humbjen e Iranit ndaj SHBA-së me rezultat 1:0, në një shesh në Saqez, vendlindjen e Mahsa Aminit. Protestuesit u panë duke valëvitur shamitë e kokës dhe duke hedhur fishekzjarrë.

Autoritetet iraniane kanë fajësuar “forcat e huaja” për mbështetjen e protestave anti-qeveritare në Iran dhe i kanë shtypur ato me forcë. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se deri më tani, të pakën 450 persona janë vrarë në protesta, përfshirë 60 fëmijë. Ndërkaq, mbi 18.000 të tjerë raportohet se janë arrestuar./REL

të fundit

Itali, 76-vjeçari nën akuzë për vdekjen e kushëririt pas një ëmbëlsire me krem, hetohet edhe pista e trashëgimisë

Një ngjarje e pazakontë ka përfunduar në hetim penal në Itali, ku një 76-vjeçar akuzohet se ka shkaktuar qëllimisht vdekjen…

1 second ago

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

13 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

15 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

21 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

23 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

24 minutes ago