Ka ndodhur edhe më parë dhe do të ngjajë sërish. Gjermania është një realitet krejt i veçantë futbolli dhe këtë e treguan sërish tifozët gjatë ndeshjes së dy ekipeve të njohura, si Hamburg e Hannover.
Përballja e Bundesliga 2 ishte spektakolare, me 7 gola, dhe përfundoi me fitoren e miqve 4-3, ndërsa u detyrua të vazhdonte për mbi 120 minuta. Kjo, sepse tifozët e dy skuadrave u bënë bashkë në protestën kundër planeve të Federatës Gjermane të Futbollit për të ndryshuar rregullat për pronësinë e klubeve.
Situata u tensionua aq shumë saqë arbitri e ndaloi sfidën, dhe u desh shumë kohë që tifozët të qetësoheshin, pavarësisht ndërhyrjes së kapitenëve apo të trajnerëve. Aktualisht, në Gjermani shumicën e aksioneve të klubeve e kanë tifozët, në raportin 51 me 49 për qind.
Kjo do të thotë se në Bundesliga apo më poshtë nuk mund të vijnë investitorë miliarderë siç po ndodh në Angli me Manchester City, Manchester United apo Chelsea, siç ndodh me Paris Saint-Germain në Francë, apo klubet milaneze në Serie A.
Federata synon që ta ndryshojë këtë rregull që të ketë investime me qindra milione euro, dhe që klubet gjermane të mund të konkurrojnë me më shumë sukses në Evropë.
Ish-drejtuesit e Bayern, Uli Hoeness e Karl-Hainz Rummennige, janë shprehur disa herë në favor të ndryshimit, ashtu si edhe drejtues të Dortmund apo Leipzig, por për momentin tifozët nuk kanë lejuar që tradita të shkelet. /abcnews.al
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…
DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…
Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte. Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj…
Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka…
Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…
Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…