Jasir Asani dhe Regi Lushkja, padyshim po kalojnë ditë të mirëfillta ankthi në Iran, ku dy futbollistët janë pjesë e klubeve vendase.
Protestat popullore dhe shtypja e tyre me dhunë në Iran ka paralizuar vendin, duke sjellë pasoja edhe për dy futbollistët shqiptarë që janë përkatësisht pjesë e Esteghlal dhe Traktor FC.
Si Asani, ashtu edhe Lushkja, janë zhdukur prej një jave nga rrjetet sociale, ashtu si në fakt i gjithë futbolli e jo vetëm në këtë vend.
Shkak është bërë ndalimi i sinjalit të internetit që nga fillimi i protestave me urdhër të shtetit iranian dhe gjithashtu edhe i sinjaleve të kompanive të telefonisë celulare, duke bërë të pamundur lidhjen me botën jashtë.
Një situatë kaotike, pasi nuk jepen informacione mbi atë që po ndodh edhe me shtetasit e huaj në këtë vend. Situata është aq ekstreme, sa kush ka mundur, është strehuar në ambasadat apo konsullatat e shteteve përkatëse.
Vetë trajneri i Esteghlal, skuadrës së Asanit, portugezi Rikardo Sa Pinto, është mbyllur prej dy ditësh në ambasadën e Portugalisë në Teheran.
Ai ka postuar disa video në rrjete sociale për t’u treguar të gjithëve se ishte shëndosh e mirë.
“Unë jam detyruar të vij këtu pasi nuk kam pasur internet prej shumë kohësh dhe nuk kisha as sinjal në celular. Po presim me ankth të mësojmë se çfarë po ndodh apo çfarë mund të ndodhë, por për momentin jemi shëndosh e mirë”, tha ai duke treguar se kishte shkuar në ambasadë bashkë me stafin e tij teknik.
Ndërkohë, nuk ka për momentin informacione si për Asanin, ashtu edhe për Lushkjen, klubet përkatëse të të cilëve kanë ndërprerë publikimet në internet dhe rrjete sociale prej më shumë se një jave, ashtu si edhe vetë futbollistët në fjalë.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar letrën që ka marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në të cilën…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar, do blihet me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë.…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke…
Pas një debati të ndodhur mes Inës, e cila ka sulmuar Brikenën dhe Kristin duke folur me ironi ndaj tyre…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e…