sport

Protagonist i sezonit historik në Serinë A/ Ylber Ramadani: Nuk dua të bëhem trajner, ky vend më kujton Shqipërinë

Ylber Ramadani, ka mbyllur këtë sezon në Serinë A si një protagonist i vërtetë, lider i skuadrës së Leçes e cila për herë të parë në histori do të jetë për të 5-tin edicion radhazi në elitë pasi siguroi një herë tjetër mbijetesën.

Në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Xhenoas, ishte pikërisht Ramadani ai i cili foli para mediave, duke shprehur besimin ë kishte pasur se me këtë grup ekipi do të kishte arritur këto rezultate.

Të lidhura

None found

“Ky sezon ka qenë një përvojë e veçantë, edhe djemtë që nuk luajtën ishin aty. E merituam të ishim këtu. Nuk dëgjuam asgjë për ndeshjen tjetër. E thashë që nuk ishte një shëtitje. Luajtëm ndeshje të shkëlqyera. Pas golit? E dija, kam përvojë nga viti i kaluar dhe vitet e tjera. Ne donim ta mbanim ekipin të qetë, çdo gjë mund të ndodhte në ndeshje. Nuk na interesonte rezultati i Komo-Kremoneze. Në fund? Isha zëvendëstrajner në fushë. Nuk dua të jem trajner. E falënderoj trajnerin, ai më ka përmirësuar në shumë aspekte të ndryshme.

Jam shumë i lidhur me këtë tokë, më kujton Shqipërinë time. Çdo ditë që e kam të lirë, shkoj në shtëpi dhe kthehem menjëherë. Këtë javë pata disa probleme me gjurin, shtrëngova dhëmbët për të luajtur sot, doja të isha në fushë.

Vitin e kaluar nuk u zhduka, kishte zgjedhje nga trajneri që donte të luante në mënyrë të ndryshme, unë gjithmonë kam qenë profesionist. Goli kundër Torinos shleu gjithë sezonin, këtë vit ndihem më shumë në qendër të gjërave, isha zëvendëskapiten. Ne dinim çfarë të bënim dhe bëmë gjithçka me shokët, ishin vërtet grupi më i mirë që kam pasur që kur kam qenë këtu. I falënderoj ata, tifozët dhe qytetin.

Kur humbnim, i thosha unë drejtorit që të flisja para mediave, e dinim se do të ringriheshim. Kur humbasim, unë jam gjithmonë i pari; nuk i braktis lojtarët e rinj, në këtë qytet vuhet shumë presioni. Isha i pari që flisja kur humbnim ose barazonim. I thosha drejtorit ‘nuk ka problem’.

Kur luajtëm katër ndeshje të forta: Napoli, Roma, Bolonja dhe Inter. Atje mendonim për keq dhe pas gabimit tim, në fund thashë se duhej të bënim pak më shumë për të qëndruar lart. Të gjithë na kritikuan, por në fund mbijetuam edhe falë pikës që morëm në Verona. Kjo bëri diferencën ndaj Kremonezes. Verona na krijoi vështirësi. Kjo bëri diferencën. Dedikimi është për Gracianon. E pashë gruan e tij me fëmijët dhe i thashë: ‘Po e bëjmë këtë për Gracianon, për njerëzit tanë’. Ai është një nga ne”, ishin fjalët e Ramadanit pas ndeshjes historike.

të fundit

Messi shënon një tjetër eurogol nga gjuajtja e lirë, por Inter Miami mbetet në humbje

Ylli Lionel Messi po vazhdon me ritmin e lartë te Inter Miami, ndërsa shënoi një eurogol në humbjen nga Columbus…

6 minutes ago

Sulm ajror rus në Kharkiv plagos 22 persona; dron godet një pikë karburanti në Kiev

Të paktën 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur pasi një bombë ajrore e drejtuar ruse goditi një ndërtesë…

8 minutes ago

Kasami: Lidhja Tetovë–Prizren ende pa projekt të përfunduar

Derisa nga Kosova po bëhen hapa konkretë për realizimin e lidhjes rrugore Prizren–Tetovë, në anën tjetër të kufirit ende nuk…

10 minutes ago

Case File 23” could become an important step in the fight against impunity

Arrestimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23” përbëjnë një hap me rëndësi në përpjekjet për zbardhjen…

18 minutes ago

Five people arrested near US base in Britain as suspected explosives plot and Iran links investigated

Zhvillime të reja janë raportuar nga incidenti pranë bazës ajrore RAF Fairford në Britani, ku policia arrestoi pesë burra nën…

18 minutes ago

Foreign exchange rates: How much the dollar and euro are bought and sold for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80 lekë dhe do shitet me…

19 minutes ago