Categories: showbizsport

Propozimi në momentin më të gabuar, një gol “shkatërron” atmosferën romantike (VIDEO)

Tribunat e stadiumeve, përveç funksionit të tyre të zakonshëm për të akomoduar tifozët e futbollit, janë kthyer shpeshherë nga këta të fundit edhe si një nga destinacionet më të preferuar për të bërë propozimet për martesë. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në një ndeshje të MLS në Amerikë mes Houston Dynamo dhe LA Galaxy.

Edhe pse skuadra e tyre po mposhtej me rezultatin 0-2, një nga fansat mendoi t’i propozonte para të gjithëve të dashurës së tij. Dhe, gjithçka po shkonte mirë duke krijuar shumë atmosferë në shkallët e stadiumit teksa edhe regjia e ktheu vëmendjen nga çifti.

Mirëpo, për t’i marrë vëmendjen këtyre të fundit mendoi LA Galaxy që shënoi golin e tretë dhe në këtë formë, kamerat u larguan nga çifti, ndërsa edhe në tribuna shikimi shkoi te goli i kundërshtarëve. Megjithatë, në fund e rëndësishme është se vajza tha “Po” dhe çifti do ta kujtojë gjatë episodin edhe pse nuk e shijuan maksimalisht.

të fundit

“Ishte momenti më i vështirë si qenie njerëzore”/ Erjona Rusi shpërthen në lot teksa rrëfen dhimbjen për babain (VIDEO)

Moderatorja Erjona Rusi ishte e ftuara e puntatës së fundit të këtij sezoni në emisionin që vetë ajo ka moderuar…

18 minutes ago

EMRAT/ Punëtori u dëmtua gjatë punës në kantier, arrestohet inxhinieri i ndërtimit. Nis hetimi për 21-vjeçaren

Një punëtor 58-vjeçar, Petrit Alkollari është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan dhe ndodhet në spital. Për…

29 minutes ago

Konflikti i shëmtuar fizik në Vlorë/ Rama: Sapo të dalë nga spitali, të përjashtohet pa kthim efektivi i policisë që u përfshi, t’i dorëzohet drejtësisë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë, prej një efektivi…

48 minutes ago

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, vijon të monitorojë situatën e aksionit të lirimit të hapësirave publike, sidomos në qytetin e Tiranës. Përmes…

1 hour ago

Adriatik Lapaj shpërthen keq ndaj Endri Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë…

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani. Lapaj tha se përfshirja…

1 hour ago

Ana dhe Kevini drejt një kapitulli të ri? Këngëtari zbulon si po ecën lidhja në Kosovë

Këngëtari Kevin Edmond,ishte i ftuar në “Weekend” ku foli për relacionin e tij me Anën dhe eksperiencën ne “Big Brother…

2 hours ago